Kerkohen Saldator, Elektricist, Montues, Artizan, Operator Makinerish 263 views

Job Expired
Bashkohu me ekipin tonë nëse po kërkon të gjesh një vend pune me kushte të mira, ambient pozitiv, dhe ku njerëzit vlerësohen.
F&M Reklama është një kompani që operon prej 12 vitesh në fushën e tabelave reklamuese, printimeve, dhe artikujve promocional.
Kjo është një fushë shumë e bukur, kreative, dhe aspak rutinë.
Nëse je i interesuar, apliko për një nga pozicionet më poshtë:1. Specialist Ndriçimi

Të realizojë instalimin e ndiçimit LED në reklama të ndryshme;
Të instalojë komponentët e duhur sipas projektit (Kokrra LED, strip LED, module LED, transformatorë, ushqyes etj.);
Të llogarisë dhe instalojë rezistencat dhe transformatorët e duhur;
Të instalojë modulet LED në tabela elektronike dhe të bëjë konfigurimin e tyre.
Të bashkëpunojë me sektorët e tjerë.
Të ketë mbaruar shkollën e mesme elektrike / elektronike, ose arsimin e lartë në këto degë.
Preferohet me eksperiencë, por edhe kandidatët e sapo diplomuar janë të mirëpritur.

2. Saldator
Të ketë eksperiencë të konsiderueshme në saldim
Të njohë mirë dhe të ketë punuar me lloje të ndryshme saldatriçesh
Të njohë mirë metalet, metodat e saldimit dhe lyerjen e tyre
Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, preferohet formim profesional
Preferohet me trajnime dhe çertifikata saldimi
Të njohë mirë kushtet dhe mjetet e sigurisë në punë
Të ketë aftësi për punë në skuadër
Mosha mbi 30 vjeç

3. Montues
Të ketë eksperiencë të konsiderueshme në montime të ndryshme në terren
Të njohë mirë dhe të ketë punuar me vegla pune si trapan, fresibël/troko, vidator, etj
Të ketë patentë klasi B
Të mos ketë problem punën në lartësi (skelë, vinç etj.)
Të ketë mbaruar shkollën e mesme
Të njohë mirë kushtet dhe mjetet e sigurisë në punë
Mosha mbi 30 vjeç

4. Operator Makinerish CNC
Të njohë kompjuterin dhe programet bazë
Të ketë eksperiencë pune me makineri të ndryshme
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
Të jetë i gatshëm të mësojë teknologji të reja
Preferohet me njohuri mesatare të Anglishtes
Mosha mbi 30 vjeç

5. Specialist Punimesh Artizanale
Të ketë pasjon për punë artistike artizanale
Te ketë aftësi në ndonjë nga fushat si skulpturë, punime me akrilik / plexiglass (peçikllas), qëndisje, punime balte, punime artistike druri, gdhendje në sipërfaqe të ndryshme etj.
Preferohet me eksperiencë në prodhim ose realizim objektesh artistike të çfarëdo materiali apo madhësie
Person me durim për të realizuar punime të bukura që kërkojnë vëmendje të lartë dhe detaje.
Mosha mbi 30 vjeç

Je PROFESIONIST në ndonjë nga profilet më sipër?

Apliko duke klikuar butonin më poshtë, dërgo CV në adresën hr@fmreklama.al,
ose telefono në +355 67 60 42 013 brenda dates 30 tetor 2019.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Prush, Vaqarr, Tirana, Albania
  • Tel/Mob 067 200 5985
  • Profili Marketing