Kompania Vitalux Shpk e specializuar në ndriçimin profesional dhe dekorativ,
themeluar 8 vjet më parë në treg operon me dy showroome: Në qendër të Tiranës dhe në qendrën Pajtoni.
Vitalux është distributore e markave më të njohura të ndriçimit si Artemide, Lodes, Redo etj.
dhe ka një portofol projektesh shumë të pasur në Shqipëri.
Aktualisht në ekipin tonë duam të shtojmë:
Menaxher Showroomi
Detyrat
- Sigurohet per mbarevajtjen e showroomit
- Ndjek ecurine e shitjeve dhe te projekteve
- Finalizon shitjet
- Menaxhimi i Stafit, Organizimi i orareve te personalit dhe proceseve te punes.
- Ndjek gjendjen e stokut dhe vendosjen e produkteve ne vitrine
- Organizimi i dergimit te porosive
Kualifikimet
- Eksperience 3 vjecare ne pozicione te ngjashme menaxhuese
- Preferohet te kete studiuar ne dege inxhinierike
- Aftesi ne perdorimin e kompjuterit, njohes i gjuhes angleze
- Aftesi komunikuese dhe prezantuese
- Aftesi ne drejtimin e stafit
More Information
- Tel/Mob 0676000073
- Language anglisht, shqip
- Experience Level me eksperience
Skyline eshte duke rekrutuar!
Skyline eshte ne kerkim te operatoreve per gjuhen italiane, fushata e turizmit dentar dhe Sky Tv.
Mundesi punesimi full-time dhe part-time.
Ne ofrojme paga dhe kushte shume te mira.
Paga baze eshte nga 650-700 euro dhe % per cdo kontrate.
Te interesuarit te na kontaktojne ne whatsapp.
Cel. : 3550692204991
More Information
- Rruga/Zona Rruga e Dibres, pallati Observator
- Tel/Mob 3550692204991
- Language anglisht, italisht
- Experience Level edhe pa eksperience
- Salary Offer € 700-750
Punësim në restorant KUWAIT – Asistent Menaxher/e dhe Kamarier/e
Kriteret:
- Mosha: 25 – 38 vjeç,
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze,
- Eksperiencë e mëparshme pune përbën përparësi.
Ofrohet për kandidatët:
- 500 KD/1600 EUR – Asistent Menaxher/e,
- 300 KD/ 950 EUR – Kamarier/e,
- Akomodimi,
- Transporti.
Dërgoni CV-në tuaj në ercalbania@gmail.com
Për më shumë na kontaktoni në
0699306646 / 0696676101
More Information
- Tel/Mob 069 93 06 646
- Language anglisht
- Experience Level edhe pa eksperience
- Salary Offer € 1.500-1.600
DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
DREJTOR SHITJESH
DETYRAT E POZICIONIT
– Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore.
– Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
– Analizon dhe vlereson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
– Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
– Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
– Realizon propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve të reja.
– Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.
– Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin që ofron kompania.
– Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar në afatet e kërkuara.
– Kontrollon kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse para finalizimit të kontratës.
– Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë.
– Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klient të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës.
– Mban marrëdheniet me përfaqësuesit e agjencive Real Estate.
– Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
– Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur ka marrëdhënie kleringu.
– Kontrollon draft kontratën e porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për çdo projekt, në bashkëpunim me departamentet Juridik, Teknik, Financiar.
– Realizon objektivat e zhvillimit të biznesit për projektet që mbulon dukekontribuar në informacionet dhe rekomandimet në planet strategjike të kompanisë. Negocion me pronaret e tokave për finalizimin e kontratave të shkëmbimit, ndjek vazhdimisht projektet zhvillimore, si edhe ndarjen e pjesëve takuese për pronaret e tokave pas finalizimit të projekteve zhvillimore.
– Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, levizjet e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e levizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
– Rekomandon politikat e çmimit dhe ofertat e ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
– Krijon oferta të personalizuara me klientet duke përshtatur nevojat e klienteve me llojin e produktit që kompania ofron.
– Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
– Sygjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve kundrejt audiencës së interesuar.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë të shkollës së larte.
Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë imobiliar. Të avantazhuar kandidatët me experience në drejtimin e ekipeve të shitjeve si Menaxher/Drejtor.
Aftësi:
– Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
– Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
– Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
More Information
- Language anglisht
- Experience Level Senior