“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 26 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Financier, Dega Durrës
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”. Kryen rregjistrimin e lëvizjeve të bankave në sistem. Mban regjistrat e produkteve dhe kryen rakordimet me agjentët në sigurime të degës. Rregjistron faturat dhe kryen kontabilizimin e shitjeve. Përgatit raporte dhe analiza të klienteve dhe agjentëve në sigurime. Realizon arkëtimin e detyrimeve/prime. Rakordon periodikisht me Departamentin e Financës në Drejtorinë e Pergjithshme. Ndjek në mënyrë të vazhdueshme arkëtimin e primeve dhe të kësteve.
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik.
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Njohuri shumë të mira të programeve të specializuara në këtë fushë.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, aftësi analizuese dhe vlerësuese si dhe aftësi në mbajtjen e saktë të dokumentacionit.
Të interesuarit, brenda datës 27.06.2025 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience