SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

Follow

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

Company Information

  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
  • Tel/Mob +355686062829
  • Profili Sherbime Financjare

About Us

SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999, pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe më pas u riemërua SIGAL UGA, nga një grup investitorësh vendas, me në krye Z. Avni Ponari, një personalitet i njohur në tregun e sigurimeve si edhe në një sërë biznesesh me ndikim të madh në ekonominë e vendit.

Falë strategjisë së shkëlqyer, modelit të biznesit, menaxhimit financiar nga drejtuesit dhe punës së palodhur të punonjësve të saj, SIGAL sh.a u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues dhe të fuqishëm duke e shndërruar atë në kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend dhe udhëheq me rreth 30 % të tregut të sigurimeve.

SIGAL sh.a është kompania e parë që tërhoqi vëmendjen dhe potencialin kapitalizues të investitorëve të huaj, fillimisht nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, që bleu 13.3% të aksioneve të kompanisë dhe më pas të gjigandit austriak të sigurimeve në të gjithë Evropën Juglindore, UNIQA Insurance Group.

Në vitin 2007, SIGAL sh.a dhe UNIQA UNIQA Insurance Group nënshkruan një marrëveshje, duke e kthyer atë në aksionerin më të madh dhe që zotëron 86.9% të aksioneve, ndërsa 13.1% zotërohet nga kapital vendas. UNIQA Insurance Group numëron rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientëve, në 18 shtete.

Ky partneritet i shkëlqyer e rendit SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, si kompaninë lider më të suksesshme, më të madhe dhe më të besuar në sigurimet Jo Jetë dhe Jetë, i vlerësuar si i tillë nga rrjeti i klientëve dhe partnerëve të saj.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL UGA është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 50 produkte, me rreth 1,900 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 1,200 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është kompania më e madhe dhe më e besuar e Sigurimeve.