INTERNSHIP – Marketing Digjital dhe Graphic Designer 216 views1 application

Job Expired

NJOFTIM PËR INTERNSHIP

 

Dëshiron të bëhesh një profesionist në Marketing Digjital dhe Graphic Designer?

APLIKO TANI!

 

InfoSoft Systems promovon dhe mbështet zhvillimin e aftësive, inovacionin, sipërmarrjen dhe punësimin e të rinjve në Shqipëri, duke i motivuar ata që të ndjekin ëndrrën e tyre përmes fuqizimit të aftësive dhe pasionit për inovacionin.

Ne jemi duke i ofruar të rinjve mundësinë e zhvillimit të karrierës nëpërmjet programit të “Zhvillimit të internship-it në InfoSoft Systems”. Për studentë shumë të motivuar dhe ambiciozë që kërkojnë të zgjerojnë portofolin e tyre dhe të fitojnë përvojë të mahnitshme praktike me mentorimin one-on-one.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një përvojë pune në një mjedis pune perëndimor;
  • Mundësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar duke u përfshirë në politikat e mediave sociale dhe

konceptet e komunikimit;

  • Mundësi për të qenë pjesë e një rrjeti të gjallë e krijues të rinjsh dhe një familjeje të madhe si InfoSoft Group.

 

Kohëzgjatja e këtij programi internshipi do të jetë 3 muaj, gjatë periudhës së verës

Korrik – Shtator 2021.

 

Praktikant për Marketing Digjital

Kriteret për studentët:

  • Student universiteti. Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Të ketë aftësi të shumë të mira komunikimi në të folur dhe të shkruar në Shqip dhe Anglisht.
  • Të njohë konceptet e Mediave Sociale dhe marketing-ut në internet.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në ekip, si dhe në mënyrë të pavarur.
  • Përkushtim dhe angazhim për pjesëmarrje të rregullt.

 

Praktikanti i Mediave Sociale do të kryejë këto detyra:

  • Ngarkimi i postimeve dhe përgjigjja e pyetjeve themelore në mediat sociale.
  • Ndërveprimi ditor me llogaritë e Mediave Sociale
  • Mbështetja e menaxhimit dhe optimizimit të fushatave në disa kanale

 

Praktikant për Graphic Design

Kriteret për studentët:

  • Diplomë Bachelor në Projektim Grafik ose të ngjashme.
  • Aftësi të mira me versionet aktuale të Adobe Creative Suite, Photoshop, njohuri të programeve të tjera të dizajnit, Webit dhe multimedia.
  • Njohja e softwerit Adobe: Photoshop, Illustrator, InDesign përbën avantazh.

 

Praktikanti për Graphic Design do të kryejë këto detyra:

  • Dizenjimi i një game të gjerë të kolateralit të marketingut – duke përfshirë, por jo kufizuar në – broshura dhe katalogë.
  • Krijimi dhe redaktimi i imazheve krijuese dhe përmbajtjes së kontentit të animuar.
  • Siguron korrigjimin e ngjyrave, përmirësimin e figurës dhe sipas nevojës, krijimin e figurës.
  • Asiston në punën krijuese fotografike siç kërkohet.
  • Përgjegjës për sigurimin e një pamje dhe ndjesie moderne, estetike dhe të pastër në të gjithë elementët e dizajnit që prekin kompaninë.
  • Jep ide kreative që përputhen me kërkesat e fushatës.
  • Kryen kërkime mbi trendet aktuale të standardeve dhe preferencat e audiencës.

 

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail:humanresources@infosoftgroup.com.al, jo më vonë se 22.06.2021

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software