SS PROPERTIES

Follow

SS PROPERTIES

Company Information

  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Sulejman Delvina, Sheshi Wilson
  • Tel/Mob 069 555 7770

About Us

Nder te paret ne Shqiperi, aktiviteti yne ka nisur si agjensi imobiliare qe nga viti 1999. Pas vitit 2000, kompania jone zgjeroi sherbimet e saj duke u fokusuar me se shumti ne vleresimin e pasurive te paluajtshme, projektim dhe ekspertiza gjyqesore e profesionale per pronat nga me te thjeshtat e deri tek ato me komplekse.

Me kalimin e viteve e deri me sot, kemi bashkepunuar me kompanite me te medha te investimeve ne fushen e ndertimit si Balfin Group & Mane TCI, Kastrati Group, Gener-2, Edil-Al etj duke marre pjese dhe ne monitorimin e aktiviteteve te ndryshme qe sot njihen si me te njohurat ne vend.

Qe prej vitit 2006 jemi kontraktuar dhe kemi nisur bashkepunimin me bankat me te medha si Banka e Shqiperise, Raiffeisen Bank, Intesa San Paolo, Tirana Bank, Banka e Bashkuar e Shqiperise, ProCredit Bank etj. Gjithashtu operojme me sukses dhe ne gjykatat e Shqiperise si dhe me shoqerite permbarimore.

Me nje eksperience 23 vjecare ne treg, ne zoterojme nje portofol aktivitetesh shume te larmishme qe pasurohet vazhdimisht me pune e projekte te reja. Me profesionalizmin dhe pasionin qe na karakterizon, kujdesemi qe procesi i shit-blerjeve dhe qerave te jete nje rrugetim sa me i thjeshte dhe I suksesshem per klientet tane. Si rrjedhoje e bashkepunimit tone me banka te ndryshme, ekspertet tane ju ofrojne gjithashtu konsulence per kredi duke filluar qe nga pergatitja e dokumentacionit, ndjekjen e procedures e deri ne aprovimin e vleres financiare.

Fale njohurive mbi tregun aktual dhe ekspertizes sone, ne synojme te japim zgjidhjen ideale te gjitha kerkesave tuaja, per tju dhuruar nje pervoje te kendshme ne cdo transaksion te pasurive te paluajtshme e duke krijuar keshtu marredhenie afatgjata me klientet tane. Besimi dhe korrektesa e treguar nder vite, e ben kompanine tone, zgjedhjen e preferuar per klientet dhe investitoret me serioze ne treg.