PANTHEON GROUP

Follow

PANTHEON GROUP

Company Information

  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Fadil Rada, Shkalla A, Kati i II-të
  • Tel/Mob +355 69 20 999 00
  • Profili Sherbime

About Us

Pantheon Group ofron një gamë të gjerë shërbimesh në varësi të grupeve të interesit. Ndër objektivat kryesore të saj është asistenca ndaj investitorëve të huaj të cilët hapin bizneset e tyre në Shqipëri, i transferojnë ato nga vende të tjera, ose hapin filiale të atyre ekzistuese.

Asistenca e Pantheon Group bën të mundur adaptimin e shpejtë dhe të sigurt në një vend të huaj (Shqipëria në këtë rast), shmangien e burokracive në instanca të ndryshme  administrative, duke i dhënë zgjidhje në kohë rekord procedurave, duke filluar nga rregjistrimi i kompanisë pranë QKR-së dhe QKL-së, vënien në funksion të saj, duke  ndjekur më pas hap pas hapi në veprimtarinë e shoqërise, duke asistuar në zgjidhjen e çdo problematike të krijuar gjatë ushtrimit të aktivitetit.

Pantheon Group sjell pranë bizneseve shqiptare kualifikimin  profesional të punonjësve nëpërmjet çertifikimit të tyre sipas kategorive të ndryshme të riskut në punë. Konform ligjit 10237, datë 18.02.2010 “Siguria e shëndetit në punë”, Pantheon Group ofron analizën e riskut në ambjentet e punës për çdo kompani.

Në bashkëpunim me studio të mirënjohura juridike në Itali, sjellim pranë qytetarëve shqiptar ndjekjen deri në përfundim të proçeseve gjyqësore në shtetin fqinj italian, qofshin këto me karakter penal, civil ose administrativ.

Pantheon Group ofron ekskluzivisht në tregun shqiptar pajisjet e ndriçuara Modum Italian Comfortable Fashion, outdoor dhe indoor, jo vetëm për ambjente biznesi: resorte, hotele, bar-restorante, night club, por edhe në ambjente banimi si apartamente, vila etj.

Pajisjet e mësipërme do t’i nënshtrohen sistemit të qiradhënies duke aplikuar tarifa specifike në varësi të kërkesave.

Pantheon Group ofron ekskluzivisht linjën e produkteve Ciemme Liquori.