Vlore, ofroj vend pune Recepsionist/e 462 views

Job Expired

E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Recepsionist/e.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mirëpret dhe përshëndet vizitorët.
  • Përgjigjet dhe drejton telefonatat.
  • Informon vizitorët për tarifat dhe shërbimet e vilave me qira.
  • Kryen dhe konfirmon rezervime për vizitorët.
  • Siguron ndarjen e duhur të vilave.
  • Regjistron dhe kontrollon vizitorët.
  • Verifikon mënyrën e pagesës së vizitorëve.
  • Verifikon dhe përdor kartat e kreditit për autorizim.
  • Mbyll faturat e vizitorëve dhe kontrollon largimin e tyre.
  • Llogarit të gjitha faturat, ndan me saktësi tarifën që i detyrohet vizitorëve dhe vilave.
  • Merr dhe transmeton mesazhe për vizitorët.
  • Përgjegjës për marrjen në dorëzim të postës.
  • Siguron informacion të saktë në lidhje me atraksionet dhe shërbimet lokale.
  • Koordinohet me stafin e nevojshëm për mirëmbajtjen e shtëpive.
  • Përgjegjës për raportimin e incidenteve dhe aktiviteteve


Aftësi të tjera
:

  • Diplome e shkollës së mesme/ lartë ( avantazh “ Menaxhim Hotelerie”).
  • Njohuri të mira MS Office dhe në sistemin e pagesave.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Shkathtësi dhe aftësi të forta ndërpersonale, prezantuese dhe komunikuese.
  • I/e orientuar për shërbim ndaj klientit.
  • Shkathtësi dhe aftësi administrative.
  • I/e orientuar drejt detajeve dhe saktësisë.
  • Aftësi për të kryer shumë detyra paralelisht.
  • Aftësi për të qëndruar i qetë nën presion.
  • Aftësi në zgjidhjen e konflikteve.
  • Aftësi në vendimmarrje dhe gjykim.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 13 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Konsulence