Vlore, ofroj vend pune Kasier/e (VLORË) 88 views

Job Expired

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon,
i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale,
telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni:
Kasier/e
Departmenti: Departamenti i kasave
Vendodhja:Vlore
Përmbledhja e Pozicionit: Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë;
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyra dhe Përgjegjësi:
– Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
– Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
– Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë;
– Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit;
– Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
– Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit;
– Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi:Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet me profilin ekonomik).
b.Eksperiencat e punës:Eksperiencë pune të ngjashme.

c.Kualifikime të tjera:
– Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
– Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
d. Aftesi të tjera:
– Aftësi për te punuar në skuadër;
– Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
– Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
– Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Mënyra e aplikimit*Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al
duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit
: 30/09/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tirane Elbasan, Farke (Lunder)
  • Tel/Mob +355 694075394/+355 4 8845912/+355689000114
  • Profili Supermarket