SPAR

Follow

SPAR

Company Information

  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tirane Elbasan, Farke (Lunder)
  • Tel/Mob +355 694075394/+355 4 8845912/+355689000114
  • Profili Supermarket

About Us

Më 20 Qershor 2016, SPAR Albania shënon një ndryshim të madh në historinë e grupit, duke firmosur një kontratë franchise me SPAR International nën kujdesin e Grupit Balfin.
SPAR International operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 44 shtete dhe 4 kontinente, me mbi 13 700 dyqane. Kompania ofron produkte ushqimore të freskëta, të paketuara, produkte jo ushqimore, produkte për kafshë etj. SPAR është themeluar në vitin 1932 në Hollandë.
Rrjeti aktual i SPAR në Shqipëri, numëron 30 njësi shitje, 27 prej të cilave janë në formatin e supermarketeve dhe 3 hipermarkete dhe mbi 500 punonjës.
SPAR Albania ka krijuar një plan ambicioz zgjerimi deri në fund të vitit 2017, i cili përmban hapjen e 100 supermarketeve dhe 10 hipermarketeve, të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin shqiptar. Aktualisht, Grupi Balfin ka planifikuar të investojë më shumë se 50 Milion EU për të mbështetur planin e zgjerimit në të gjithë territorin.
Synimi i SPAR Albania është t’u ofrojë konsumatorëve cdo ditë cilësi dhe një gamë të gjerë zgjedhjesh me cmime të arsyeshme. Konsumatorët shqiptar do të kenë mundësinë të provojnë eksperiencën më të mirë të blerjeve në të gjithë rrjetin e marketeve dhe hipermarketeve duke sjelle për konsumatorët cdo ditë vlerë, cilësi dhe zgjedhje.
Asortimenti ynë përmban më shumë se 50.000 produkte nga kategori të ndryshme si pije, ushqimore, kozmetikë dhe detergjentë, produkte Bio, tekstile etj.