Trajnim dhe punesim: Software Developer 150 views2 applications

Job Expired

NJOFTIM PER TRAJNIM

Deshiron te behesh nje profesionist i sistemeve ERP?

Info Business Solutions shpk, pjese e InfoSoft Group, mundeson trajnim ne:

IMPLEMENTIMIN E MICROSOFT DYNAMICS NAVISION/BUSINESS CENTRAL.

Microsoft Dynamics NAV, njohur si NAVISION, eshte zgjidhje e integruar ERP (Enterprise Resource Planning) zhvilluar nga lideri i sistemeve kompjuterike te menaxhimit per biznesin, Microsoft. Navision/BC siguron nje platforme te besueshme dhe te qendrueshme e cila ndihmon ne menaxhimin e proceseve operacionale te kompanise duke filluar nga menaxhimi financiar dhe kontabel, zinxhiri i furnizimeve, menaxhimi i maredhenieve me klientet dhe shitjet, menaxhim inventari, etj.

Trajnimi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës. Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.

Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Kohëzgjatja e këtij programi Trajnimi do të jetë 5 javë, në periudhën 17.05.2021-18.06.2021, nga e hëna në të premte, rreth 3-4 orë në ditë.

 

Kriteret per studentet:

  • Diplomë Universitare ne deget: Informatike, Informatike Ekonomike/Biznesi, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni & Komunikimi, ose ne zhvillim te studimeve Master.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze. E preferueshme gjithashtu dhe njohurite ne gjuhen italiane.
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
  • Aftesi te mira komunikuese dhe organizative.

Ne përfundim të trajnimit kandidatet do të pajisen me çertifikatën e cila dëshmon pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim. Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale mbi perdorimin e kesaj platforme dhe ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.

Pjesemarresit te cilet do te identifikohen dhe do te kene rezultate te larta ne testet qe do te kryhen, kompania do t’ju ofroje edhe kontrate punesimi ne rolin Software Developer.

Pagesa per pjesemarrje ne trajnim do te jete 10.000 leke me TVSH.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail:humanresources@infosoftgroup.com.al.

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të  intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software