Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Logjistike 111 views

Job Expired

E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar për Menaxher Logjistike.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Monitoron cilësinë, sasinë, koston dhe performancën e lëvizjes dhe ruajtjen e mallrave;
  • Koordinon dhe kontrollon ciklin e transportit dhe sistemet e informacionit;
  • Analizon të dhënat për të monitoruar performancën dhe për të planifikuar përmirësime;
  • Cakton dhe menaxhon stafin sipas nevojave të ndryshme;
  • Bëhet ndërlidhës dhe negocion me klientët dhe furnizuesit;
  • Zhvillon biznesin duke përmirësuar kontratat logjistike si dhe duke ofruar zgjidhje të reja logjistike;
  • Zbaton procedurat për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve dhe kryerjen e kontrolleve sistematike;
  • Menaxhon çështjet e trajnimit të stafit;
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet e shpërndarjes duke përfshirë mirëmbajtjen e flotës së automjeteve, menaxhimin e shoferëve dhe koordinimin e rrugëve;
  • Ofron dërgesa duke përdorur mënyrat më të mira të kostos, besueshmërisë, shpejtësisë së transportit dhe sigurisë;
  • Menaxhon proçeset e transportit nga marrja e mallrave në dërgesa për klientët dhe dyqanet;
  • Siguron përdorimin efektiv dhe avancimin e punës dhe të burimeve të magazinës;
  • Drejton dhe mbikëqyr shpenzimet e transportit dhe të magazinimit. Prodhon rezultate sipas buxhetit vjetor të kompanisë;
  • Siguron që dëgesat e transportit të merren dhe faturohen me saktësi.
  • Siguron vlerën e aktiveve dhe aseteve të kompanisë duke vepruar në linjë Logjistike.

Kërkesat minimale:

  • Arsim i lartë, (Fakulteti Ekonomik përbën avantazh);
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office; (Excel)
  • Të njohë programet financiare; (programi financiar “Navision” përbën avantazh)
  • Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe koordinuese;
  • Vetë-motivues, i aftë për të udhëhequr dhe motivuar njerëzit
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese
  • Të zotëroj patentë për drejtim automjeti.

 

  • Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al

    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners Group nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 13 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Konsulence