Tirane, ofroj vend pune Asistent Zyre (Sekretar) 260 views6 applications

Job Expired

Studio Ligjore “Tirana Legal Consulting”, me seli në Tiranë (Rruga e Barrikadave, me zyra në mjedise të reja komode), kërkon të punësojë në pozicionin “Asistent Zyre” (Sekretar).

Kandidati (M/F) duhet të plotësojë këto kërkesa:

1. Të ketë mbaruar studimet bachelor (diploma juridike nuk është kusht; mund të jetë diplomuar edhe në degë tjetër).
2. Të zotërojë në nivel shumë të mirë, të shkruar dhe të folur, gjuhën shqipe.
3. Njohuritë shumë të mira në gjuhën angleze janë plus për kandidatin.
4. Të ketë njohuri të mira për menaxhimin e rrjeteve sociale, duke përfshirë editim fotosh/videosh, postime.
5. Të jetë në gjendje të punojë edhe jashtë zyre (p.sh. detyra që përfshijnë organizimin dhe pjesëmarrjen në takime).
6. Të jetë person i thjeshtë, i qetë, këmbëngulës, i aftë të punojë nën presion.
7. Të jetë në nevojë profesionale dhe ekonomike për një vend pune.
8. Të jetë fleksibël në marrjen përsipër të detyrave të natyrave dhe karakteristikave të ndryshme.
9. Të ofrojë besueshmëri, të jetë i papërfshirë në veprimtari të kundërligjshme dhe të mos ketë kontakte me persona të papërshtatshëm nga pikëpamja morale dhe ligjore.
10. Të jetë i prirur të pranojë detyrën e asistentit (sekretarit) – të mos ndihet i mbikualifikuar (me formim më të lartë se ai që i përgjigjet kësaj detyre).
11. Përvoja e mëparshme në pozicionin e sekretarit, është plus për kandidatin.

Detyrat e pozicionit përfshijnë, por nuk kufizohen në:

1. Menaxhimin e zyrës (detyra sekretarie).
2. Mbajtjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve me klientë dhe bashkëpunëtorë.
3. Mbajtjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve pranë personave juridikë, publikë ose privatë, me të cilët është e lidhur veprimtaria e studios.

Email: tiranalegalconsulting1@gmail.com
Insta: @tiranalegalconsulting.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Barrikadave, perballe Gjimnazit "Sami Frasheri"
  • Profili Sherbime