Tirane, ofrohet Internship Visual Merchandiser 248 views

Job Expired

BalkanSport shpk, distributori zyrtar i markave të mirënjohura sportive adidas, Reebok dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot, ofron: Visual  Merchandiser – Internship

Visual  Merchandiser është përgjegjës për pjesën vizuale të dyqaneve sipas konceptit dhe  imazhit të sugjeruar nga brandi.  Visual Merchandiser bashkëpunon me menaxhmentin e dyqanit në mënyrë që të maksimizojë shitjet.

Roli dhe Përgjegjësitë:                                                              

  • Ndërton skemën e vendosjes së produkteve nëpër rafte duke ruajtur konceptin dhe imazhin sipas merchandise të sugjeruar nga brandi.
  • Bën ndryshime në strukturën visuale të pikave të shitjes apo rafteve sipas tematikave të përcaktuara nga brandi.
  • Eshtë përgjegjës për rregullimin e vitrinave, rafteve, manekineve dhe hapësirave në dyqan si dhe ekspozimin e mallit në mënyre komerçiale.
  • Kujdeset dhe është përgjegjës që çdo artikull të jetë i ekspozuar në dyqan në mënyrë sa më tërheqëse për klientët.
  • Trajnon dhe udhëheq stafin për pjesën vizuale dhe ndikimin tek shitja.
  • Shpjegon promovimet e ardhshme dhe produktet e reja për punonjësit.
  • Në mënyrë të vazhdueshme jep feedback tek menaxheri i dyqanit dhe i departamentit të shitjeve për zhvillimin dhe imazhin e dyqanit nga ana vizuale.
  • Merr feedback nga stafi dhe klientët në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të bërë në pikat e shitjes.
  • Eshtë përgjegjës për monitorimin e stafit në momentin e hapjeve të pikave të reja të shitjes.
  • Asiston në projekte të ndryshme sipas nevojave të departamentit.

Aftësitë:  

  • Të ketë etikë dhe fleksibilitet në punë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të jetë i/ e besueshme, korrekte dhe të ketë vullnet për të punuar.
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe koordinuese.
  • Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të jetë bashkëpunues.
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën presion dhe i/e prirur për të përmbushur detyrat brenda afateve të caktuara.

 Edukimi dhe Kualifikimet:

  • Preferohet të zotërojë diplomë universitare ose të jetë aktualisht student në degët: Marketing, Administrim / Menaxhim Biznesi, Inxhinieri Tekstile dhe Mode.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

 Kohëzgjatja e Intershipit: 8 javë.

Pas përfundimit me sukses të Internship-it (praktikës) dhe vlerësimit të performancës ofrohet mundësia e punësimit pranë kompanisë.

Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, të dërgojnë CV-në deri në adresën e-mailit: hr@balkansport.al ose whatsapp +355677115111.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Gjergj Legisi, ish NUB, Laprake, Tirane
  • Tel/Mob 04 220 8295
  • Profili Tregti