BALKAN SPORT

Follow

BALKAN SPORT

Company Information

  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Gjergj Legisi, ish NUB, Laprake, Tirane
  • Tel/Mob 04 220 8295
  • Profili Tregti

About Us

Balkan Sport shpk është distributor zyrtar i dy prej markave të njohura sportive në botë, adidas dhe Reebok për Shqipërinë; dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT.

Kompania operon në tregun shqiptar që prej vitit 2004, duke filluar aktivitetin e distribucionit fillimisht vetëm për markën adidas dhe më pas në vitin 2009 edhe për markën Reebok. Ne vitin 2014 Balkan Sport fiton te drejtën për të përfaqësuar multibrandin botëror INTERSPORT.

Aktiviteti i kompanisë fillon me një dyqan të parë në qendër të Tiranës dhe sot pas 12 vitesh është pranë klientëve me 8 dyqane adidas, 2 dyqane Reebok, 4 dyqane INTERSPORT, në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Misioni ynë është të edukojme njerëzit me frymen e sportit dhe ti mësojme se sa e rëndësishme është të kujdesen siç duhet për trupin e tyre në të gjitha aktivitetet që i shoqërojne në përditshmëri.

Synojmë të kemi prezencë maksimale të markave tona në treg për të qenë sa më pranë klientëve tanë. Mbajtja e pozicionit lider në tregun e produkteve sportive në Shqipëri është qëllimi ynë kryesor dhe vlerat, te cilat na udhëheqin drejt këtij qëllimi jane respekti për klientët dhe nevojat e tyre, integriteti, ndershmëria dhe pasioni për punën që bejmë çdo ditë.