Teknik Telekomunikacioni
TCN (www.tcn.al) është kompani Integrator Sistemesh dhe Infrastrukture që operon në Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni dhe në vende të tjera europiane. TCN po punon në implementimin e projekteve në fushën e
Mbrojtjes dhe Sigurisë që lidhen me domain të IT dhe Telekom. Në këtë kontekst TCN ofron mundësi të
shkëlqyera për individë të kualifkuar, energjike dhe me integritet të lartë të cilët synojnë të bëhen pjesë e një mjedisi ndërkombëtar dinamik dhe shpërblyes.
Info e pergjithshme

  • Domain 1: Teknik Telekom
  • Vende te lira: 2 vende
  • Vendi i aktivitetit: Shqiperi, Europe
  • Kontrata: Full time
  • Gjuha operacionale: Shqip, Anglisht

Tekniku i Telekomunikacionit është përgjegjës për organizimin dhe përfundimin me sukses të
aktiviteteve të përditshme të telekomunikacionit të caktuara nëpermjet urdhërave të punës
apo thirrjeve sipas marrëveshjeve SLA.
Detyrat e pozicionit të punës:

  • Instalime, troubleshoot, riparime dhe mirëmbajtje me cilësi të lartë të sistemeve të
  • telekomunikacinit në përgjithësi, të tilla si: pajisje telefonie, pajisje voice dhe transmetim data,
  • kamera të brendshme dhe të jashtme, pajisje aksesi dhe të sigurisë, kabllim, etj.
  • Të njohë dizenjot e projektit dhe të zbatojë projektin e rrjetave të brendshme kabllore CAT5,
  • CAT6 etj. Të shtrijë kabllot,të bëjë konektorët, Patch Panelet, Outletet për kabllot e bakrit dhe
  • Fibër optike.
  • Të instalojë pajisje dhe komponente pasive të rrjetave të brendshëm kompjuterike
  • Suport të pjesëve të infrastrukturës fizike të rrjetit / zëvendësimi i komponentëve dhe zgjidhja e
  • problemeve.
  • Testimi dhe dokumentimi i instalimeve
  • Të bëjë matje dhe te dokumentojë rezultatet.
  • Të formulojë dhe mirëmbajë rregjistrimet dhe skicimet e sistemit.

Kërkesat/Aftësite e detyrueshme:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Minimum 3 vite eksperience
  • Certificata kualifikimi ose trajnimi
  • Njohuri shumë të mira të pajisjeve të telekomunikacionit . Njohuri të thella për të gjitha llojet
  • e kabllove të bakrit dhe kabllove me fibër optike
  • Të përdorë me kompetencë instrumentat matës për kabllin FO dhe bakër e rrjetat LAN,
  • Eksperiencë pune në Data Center dhe/ ose Qëndra Biznesi dhe të ketë implementuar rrjeta
  • LAN vertikale dhe horizontale nëpër Qendra të ndryshme
  • Integritet dhe etikë e lartë. Aftësi organizative dhe komunikimi
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Leje drejtimi për automjet

Kërkesa/ aftësi të preferueshme:

  • Diplome universitare në IT, Elektronikë, Telekom.
  • Eksperiencë pune në ambjente shumë kulturore dhe me kompani ndërkombëtare
  • Gjuhë të tjera të huaja

Procedura e aplikimit

Të Interesuarit mund të marrin informacion në faqen www.tcn.al në seksionin: Contact/Job
Opportunities https://www.tcn.al/2022/01/06/teknik-telekomunikacioni/, dhe të aplikojnë duke
dërguar CV e tyre dhe dokumente të tjera që mund ti shikojnë të arsyeshme në përmbushjen e
kërkesave të mësiperme në adresën E-mail: jobs@tcn.al
Të gjitha të dhënat personale të aplikantëve do të trajtohen si rigorozisht konfidenciale
Aplikimet priten deri në datën 15 Janar 2022.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zog I"