TCN

Follow

This company has no active jobs

TCN

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zog I"

About Us

TCN është një kompani e teknologjisë së lartë, lider dhe e specializuar në Integrim Sistemesh dhe Infrastrukturë, themeluar në vitin 1996, me seli në Tiranë, Shqipëri. Ajo gjithashtu operon në disa vende të tjera nëpërmjet TCN International, me seli në Prishtinë, Kosovë, ose nëpërmjet partneritetit me kompani të tjera të njohura ndërkombëtare.

TCN ofron zgjidhje ‘me çelësa në dorë’ nëpërmjet teknologjisë më moderne të kohës në fushat e Teknologjisë së Aeroporteve, Kontrollit të Trafikut Ajror, Manaxhimit të Trafikut Detar, Mbrojtjes dhe Sigurisë, IT dhe Telekomunikacionit, Sigurisë Publike dhe Sistemeve Ndihmëse.

TCN është e përkushtuar për të qenë kompani e cilësisë më të lartë në çdo aspekt të aktiviteteve të saj të biznesit. Kjo përmblidhet në shërbimin ndaj të gjitha nevojave të klientit duke ofruar produkte të cilësisë më të lartë kundrejt kostove më të ulta. Ne synojmë plotësimin e pritshmërive të të gjitha palëve që janë të interesuara në suksesin e kompanisë. Partnerët tanë janë pjesë vitale e resurseve tona.

TCN ka një Marrëveshje Bashkëpunimi në fuqi të nënshkruar me NATO-n në vitin 2010 me objekt Produkte, Zgjidhje, Shërbime, Integrim dhe Inxhinierim Sistemesh për Teknologjinë e Informacionit, Komunikime, Infrastrukturë Aeroportesh dhe Kontrollit të Trafikut Ajror. TCN ka Çertifikate Sigurie të nivelit ‘NATO Secret’ si për kompaninë ashtu edhe për individët që punojnë për të, dhe bashkëpunon në vazhdimësi me Agjencine per Komunikim dhe Informacion te NATO-s (NATO Communications and Information Agency – NCIA) dhe Agjencinë për Prokurime dhe Mbështetje të NATO-s (NATO Support and Procurement Agency – NSPA).

TCN është gjithashtu një kompani e çertifikuar ISO dhe aplikon standartet më moderne të manaxhimit.