Supervizor Magazine 37 views

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Supervizor Magazine.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit është të mbikqyrë dhe të organizojë në mënyrë efiçente një grup punëtorësh gjatë gjithë aktiviteteve në Magazinë duke u bazuar në Proçedurat dhe Rregulloren e Kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyr dhe organizon të gjithë proçesin e marrjes së produkteve të ardhura. Siguron produktivitet dhe saktësi. Shkarkimin e dërgesave në kohë dhe marrjen e saktë të produkteve.
  • Mbikqyr dhe organizon të gjithë proçesin e daljes të produkteve. Siguron produktivitet dhe saktësi. Porositë përfundohen dhe dërgohen në kohën e duhur
  • Organizon dhe rregullon të gjithë dokumentacionin e duhur të hyrjeve dhe të daljeve në bazë të proçedurave përkatëse dhe i sistemon ato në folderat dhe vendin e duhur.
  • Drejton kontrolle inventari dhe sigurohet që grupi i kontrollit punon në mënyrë korrekte dhe të saktë. Kryen personalisht kontrolle të dyfishta për tu siguruar për saktësinë.
  • Planifikon, shpërndan dhe mbikqyr stafin që ka nën vartësi, bazuar në nevojat e departmentit dhe biznesit.
  • Planifikon, shpërndan dhe mbikqyr ngarkesën e punës në mënyrë që të arrijë produktivitetin dhe efikasitetin maksimal.
  • Trajnon, mbështet, nxit dhe motivon stafin për të arritur produktivitetin dhe cilësinë e pritur.
  • Monitoron performancën e stafit në vartësi dhe sjelljen e tyre duke informuar manaxherin.
  • Siguron një komunikim të mirë midis magazinës dhe departamenteve të tjera.
  • Përpilon raporte të rregullta dhe statistika ditore, javore dhe mujore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Minimumi 2 vite eksperincë pune në pozicione të ngjashme
  • Njohuri të mira të aplikimeve të Microsoft Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punojë në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

Edukimi: Diplomë Universitare

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Kavaja Street, Condor Center, 3rd Floor
  • Tel/Mob +355 0688045434
  • Profili Punesim