Store Manager 7 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Store Manager

Qëllimi i Pozicionit:

Store  Manager është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e performancës së zonave të caktuara të shitjes brenda hipermarke, duke garantuar standarde të larta shërbimi ndaj klientit, rritje të shitjeve dhe funksionim efikas të operacioneve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhimi i përditshëm i zonave të caktuara të shitjes
  • Harton plane pune dhe strategji periodike për departamentet në menaxhim, në bashkëpunim me stafin.
  • Mbështet Drejtorin e Hipermarketit në menaxhimin e operacioneve, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e performancës.
  • Analizon të dhënat e performancës dhe propozon masa konkrete për përmirësim.
  • Monitoron paraqitjen e produkteve në rafte (etiketimi, çmimi, vendosja) dhe adreson problematikat përkatëse.
  • Bashkëpunon me Arkitektët dhe Departamentin e Marketingut për zhvillimin e iniciativave në hipermarket.
  • Siguron zbatimin korrekt të procedurave dhe rregulloreve nga vetja dhe stafi në varësi.
  • Menaxhon situatat urgjente dhe raporton sipas procedurave të kompanisë.
  • Trajnon punonjësit e rinj mbi produktet, proceset dhe standardet e kompanisë.
  • Kontribuon me ide për promovime dhe implementimin e produkteve të reja.
  • Merr pjesë në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve, me fokus në objektiva dhe rezultate.
  • Siguron standardta të larta të shërbimit ndaj klientit
  • Organizimin dhe mirëmbajtjen e prezantimit të produkteve (merchandising)
  • Bashkëpunimin me departamentet e tjera për përmirësimin e proceseve operacionale

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme)
  • Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail
  • Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi
  • Njohuri të mira të proceseve të shitjes dhe merchandising
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata sfiduese
  • Aftësi të forta analitike dhe vendimmarrëse
  • Disponibilitet për punë me turne

Çfarë ofron Megatek

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh

Procedura e Aplikimit

Për të aplikuar për pozicionin Store Manager, dërgoni CV-në tuaj të detajuar pranë Divizionit të Burimeve Njerëzore:

📧 Email: humanresources@megateksa.com
📞 Tel: +355694022492

📬 Me postë në adresën:

MEGATEK S.A.
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice