Specialiste Logjistike per Blerje 52 views

Job Expired

ITD Shpk, kërkon të punësojë:

Specialiste Logjistike per Blerje

 

Përshkrimi i postit:

Specialist i logjistikës për blerjet është punonjësi që mban marredheniet me furnitoret e kompanise qe ne momentin e procesimit te porosise dhe deri ne mberritjen e mallit ne destinacion.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Kryen te gjitha proceset logjistike të eksport–importit të produkteve.
  • Organizon transportin e mallit deri ne destinacion bazuar ne incoterms perkates.
  • Procedon me sigurimin e mallit ne transport.
  • Mban marredheniet me agjentin doganor dhe zyrat doganore/pikat e tranzitit per importin/exportin e mallit.
  • Pergatit dokumentacionin përkatës per import/export me të gjithë elementet e tij duke ja derguar agjentit doganor.
  • Bën procesimin e claimeve dhe ndjekjen deri në përfundim të tyre.
  • Regjistron ne sistemin e brendshem te kompanise te gjitha porositë, Fletëhyrjet, kostot shtese me të gjithë elementët e domosdoshëm, si kushtet e pagesës, koha e lëvrimit, etj, si dhe përditëson informacionet.

Kërkesa për kandidatët:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta. (të preferueshme shkencat ekzakte; Matematikë, Fizikë, etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative.
  • Të ketë aftësi të përballojë ngarkesë pune.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software