UNIVERS Reklama sh.p.k, kompania lider në fushën e ideimit, prodhimit dhe montimit të produkteve publicitare të kategorive të shumta, tashmë prej vitit 2001 në tregun Shqiptar dhe të rajonit, shpall të hapur pozicionin e punës:
Pozicioni i Punës: Specialiste Ekzekutive për shitjet
Sektori: Administratë/Departamenti i Shitjes
Qëllimi i Pozicionit:
– Menaxhon një portofol klientësh (ekzistues edhe të rinj), duke i shërbyer kërkesave dhe nevojave të secilit klient me përpikmëri, ne përmbushje te kërkesave te tij mbi produktin, shërbimin apo projektin që kërkohet;
– I ofron klientit informacion apo oferta sipas kërkesave;
– Respekton afatet, cilësinë, praktikat e punës të cilat i referohen këtij pozicioni;
– Ndjek hap pas hapi proceset e brendshme të porosisë dhe dokumentacionit të nevojshëm, si dhe mban klientin te informuar për punimet në proces deri në finalizimin e tyre.
Kualifikimi Profesional: Studime Universitare në fushën “Marketing”, “Ekonomi”, “Komunikim”, por edhe në fusha ekuivalente.
Eksperiencë Profesionale: 2 – 3 vjet përvojë në një pozicion pune të ngjashëm, me prioritet shitjet/kujdesi ndaj klientit.
Aftësi me cilësi:
– Të njohë programet bazë të kompjuterit për programet bazë (Microsoft Office);
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze është e domosdoshme;
– Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira organizative;
– Të jetë krijuese dhe e prirur për të punuar në grup;
– Të ketë aftësi për zgjidhjen e problematikave.
– Të disponojë lejedrejtimi tip B.
Kandidatët të cilët vlerësojnë se i përmbushin kriteret e mësipërme të kualifimit, eksperiences dhe aftesive te dergojne CV-n e tyre në adresën: hr@universreklama.com brenda datës 25 Tetor 2022.
UNIVERS Reklama sh.p.k
Autostrada Tirane – Durres; Mbikalimi i Ri i Rinas-it, Qafë-Kashar, Tiranë
More Information
- Language shqip
- Experience Level me eksperience