Specialist Trajtim Praktika, Departamenti i Dëmeve të Shëndetit 82 views

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe     Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Specialist Trajtim Praktika, Departamenti i Dëmeve  të Shëndetit

 Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Regjistron dhe verifikon dokumentacionin e ardhur. Kryen kontollin e  faturave për garancitë e pagesës që dërgohen në spitale dhe klinikat mjekësore me të cilat SIGAL UNIQA Group AUSTRIA bashkëpunon. Kryen rakordimin e  shërbimeve me garancinë e pagesës, çmimin e aplikuar në bazë të kontratava aktuale midis shoqërisë së sigurimit dhe institucionit mjekësor që jep shërbimin. Kryen kontrollin për përgjigjet e ekzaminimeve sipas garancise, vlerësimin financiar të faturave, krijim e urdhër pagesës si edhe urdhër pagesës së përbashkët për grupe faturash. Mban kontaktet me spitalet dhe klinikat mjekësore për problematika me dokumentacionin apo problematika financiare. Ndjek në kohë faturat e saktësimit për shërbime të pamarra nga të siguruarit apo për mos zbatime të kontratave nga ana e institucioneve mjeksore.

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, Shkencat e Natyrës.
  2. Të ketë 3(tre) vite eksperiencë pune.
  3. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  4. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  5. Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese

Të interesuarit, brenda datës 17.10.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
  • Tel/Mob +355686062829
  • Profili Sherbime Financjare