Specialist Service Desk 170 views1 application

Job Expired

Infosoft Systems është duke rekrutuar:

Specialist Service Desk

Përshkrimi i punës

Service Desk Specialist është pika qëndrore e kontaktit me klientin dhe është përgjegjës për menaxhimin e incidenteve dhe kërkesave per shërbim sa më cilësor. Ndjek problematikat deri në zgjidhjen e tyre dhe siguron që nivelet e shërbimit të dakortësuara të përmbushen sipas kërkesave të klientit.

 

Detyrat kryesore konsistojne në:

  • Ndjek në sistem thirrjen që nga momenti i hapjes (regjistrimit) deri në marrjen e konfirmimit nga ana e klientit për mbylljen e tyre.
  • Merr në shqyrtim thirrjet dhe bën vlerësimin e tyre duke i kategorizuar saktë në sistem sipas procedurave operative të kompanisë.
  • Klasifikon thirrjet dhe vendos prioritetet, duke marrë në analizë të gjithë elementet e konfigurimit si dhe për të identifikuar saktë stafin teknik që duhet të përfshihet nga pikëpamja e ekspertizë
  • Ndjek dhe koordon thirrjet në rast të përshkallëzimit në linjën e dytë dhe të tretë të suportit si dhe në rastet e bashkëpunimit me partnerë
  • Interpreton incidentet apo kërkesat për shërbim në një nivel bazë dhe ndihmon në vlerësimin e rreziqeve si dhe përshkallëzon në rastet kur është e nevojshme, për të mbrojtur shërbimet ndaj klientit etj.
  • Siguron dhe administron dokumentacionin e duhur për të gjitha incidentet dhe kërkesat.

Aftesite dhe kualifikime:

  • Të ketë kryer studimet e larta në degët teknike ose shkenca ekzakte.
  • Të ketë të pakten 3 vjet eksperiencë pune në profile analoge
  • Njohuri në ITIL v3, në Service Desk dhe në ITSM – përbën avantazh
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.

Te tjera

  • Aftësitë shumë të mira komunikuese si rol kyc në këtë proces
  • Aftesi në menaxhimin e kohës – Specialisti Service Desk duhet të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe duhet të jenë në gjendje të përcaktojë prioritetet kur trajtojnë raste të shumta.
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software