Specialist per Prokurime  77 views

Job Expired
Infosoft Group eshte duke rekrutuar:
Specialist per Prokurime 
Detyra dhe përgjegjësi:
  • Ndjekja e zbatueshmerise legjislacionit te prokurimeve dhe legjislacionit që ka lidhje me to.
  • Korrespodenca/komunikime te ndryshme me Autoritetet, bazuar ne afatet ligjore/dokumentat e tenderit, etj.
  • Negociimi i kontratave stanarte te shitjes, blerjes, sherbimeve, konsulences
  • Ndjek procesin e negociimit dhe nënshkrimit të kontratave të shitjes dhe furnizimit.
  • Eshte pergjegjes per ndjekjen e kategorise se prokurimeve per te cilat eshte ngarkuar nga pergjegjesi.
  • Ndjek procesimin e kërkesave për prokurim për kompanitë qe u ofrohet ky sherbim, nga momenti i dorëzimit të kërkesës pranë njësisë së prokurimit, të firmosur nga kërkuesi, deri në realizimin e kërkesës, duke ndjekur dhe zbatuar cdo proces te percaktuar ne proceduren e prokurimeve (firmosjen nga specialistet, pergjegjesi i prokurimeve, miratuesi perkates, perzgjedhje furnitori, lidhje kontrate, etj).
  • Përgatit kërkesën për ofertë me të gjitha elementet e saj (kriteret teknike dhe kriteret kualifikuese).
  • Ndjek tregun në lidhje me blerjet e brendshme (prokurimet), bën zgjedhjen e ofertave duke u bazuar në studimin e tregut dhe kriteret e vendosura në procedurën përkatëse te prokurimeve.
  • Protokollon kontratat e prokurimit dhe i dorëzohen sipas rregullores.
Kërkesa për kandidatët:
  • Diploma universitare nga Fakulteti i Drejtesise ose Shkencat Ekzakte perben avantazh
  • Minimalisht 1 vit eksperience pune si  Specialist Prokurimesh
  • Njohje shume e mire e gjuhes an gleze
  • Te kete aftesi ne pergatitjen e dokumentacionit te tenderave publik sipas ligjit te prokurimit publik
  • Njohje shume e mire e paisjeve te Teknologjise se Informacionit
  • Njohuri te mira mbi ligjin e Prokurimeve Publike
  • Aftesi shume te mira analitike
  • Leje Drejtimi klasi B perben Avantazh
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al 
Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software