Specialist Marketing 54 views

Job Expired

F&M Reklama është një kompani serioze dhe e konsoliduar në tregun e reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale. Ajo ka një eksperiencë prej 14 vitesh në projektim, prodhim dhe montim në këto fusha.  Gjatë këtyre viteve, kompania ka treguar vendosmëri, pasion, përkushtim për arritjen e kënaqësisë së klientëve duke u dhënë atyre më të mirën.

F&M Reklama vlerëson si një nga asetet më të rëndësishme të suksesit të saj punonjësit.

Të qënit pjesë e kësaj kompanie do të thotë të jesh pjesë e një bashkësie ku mund të arrish diçka më të madhe se ajo që mund të arrihet vetëm.

Për ata, ajo zhvillon shumë programe trajnimi për të rritur kualifikimin e punonjësve, cilësinë në shërbim, negocimin me klientë, shitjen, menaxhimin e situatës dhe etikën në komunikim.

Arritjet në kompaninë tonë janë rezultat i përkushtimit të secilit nga ne.

Kompania kërkon staf në Departamentin e Marketingut, në pozicionin Specialist Marketingu.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asiston në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të Komunikimit të Marketingut Dixhital të kompanisë;
  • Krijon kontent cilësor sipas një kalendari specifik dhe ndjek përditësimin e tij në kanalet e komunikimit;
  • Mban përgjegjësi dhe monitoron fushatat promocionale, marketingun tradicional dhe atë dixhital;
  • Mat efektivitetin e kanaleve të komunikimit sipas audiencës së targetuar;
  • Ruan marrëdhënie bashkëpunimi shumë të mira me departamentet e tjera të kompanisë;
  • Synon përmirësimin dhe rritjen e imazhit të kompanisë.

Edukimi:

  • Diplomë Bachelor në degët e Shkencave të Komunikimit dhe Marketing.

Eksperienca & Kualifikimet:

  • 1-2 vjet eksperiencë;
  • Kurse dhe trajnime në fushën e Marketingut Dixhital;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, në të folur dhe të shkruar;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office Suite;
  • Njohuri shumë të mira të progameve të dizanjit dhe aplikacioneve.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi vizuale dhe kreative;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim, të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi organizative dhe ndërpersonale;
  • Qasje positive dhe energjike në punë;
  • Orientim ndaj detajeve dhe organizimit të proçeve të punës;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës.

Dërgoni CV-në tuaj në adresën e email-it: hr@fmreklama.al

Për më tepër informacion na kontaktoni në numrin e telefonit +355 67 60 42 013

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr. Prush, Vaqarr, Tirana, Albania
  • Tel/Mob 067 200 5985
  • Profili Marketing