Specialist Infrastrukture 44 views

Job Expired
Kush jemi ne
Soft & Solution është kompani udhëheqëse në Shqipëri, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillon programe dhe aplikacione të të gjitha kategorive dhe profileve.Portofoli ynë përfshin: 

  • zhvillim programesh të dedikuar,
  • integrim dhe implementim sistemesh,
  • mirëmbajtje sistemesh,
  • trajnime

Misioni i kompanisë është të sigurojë cilësi maksimale për çdo shërbim, duke u bazuar tek teknologjia dhe mundësitë që ajo ofron.Me besim të fortë në vlerat që ofrojmë, punojmë në krah të klientëve tanë për të ideuar dhe ndërtuar zgjidhje bashkëkohore, duke u bazuar në platformat fleksibël që kemi krijuar.

Përshkrim i vendit të punës
Si pjesë përbërëse e stafit të Soft & Solution, specialisti i infrastrukturës do të integrohet në ekipin e shërbimeve mbështetëse .
Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Performon detyra rutine mirëmbajtjeje për infrastrukturën e kompanisë si backupe dhe rregullime të problematikave të ndryshme qe mund të dalin gjatë
    ditës.
  • Krijon checklistat e nevojshme për kontrollin e statusit te sistemit të infrastruktures dhe nderhyrjet specifike.
  • Pergatit raporte performance dhe kontrolli të infrastruktures.
  • Implementon planin e Disaster & Recovery.
  • Mbron sistemin ndaj aksesit te paautorizuar , modifikimit apo shkaterrimit.

   Aftësitë e kërkuara

  • Njohuri mbi IPV4, IPV6, TCP/IP dhe OSI, subnetet dhe adresimin.
  • Të menaxhoje në mënyrë efektive sisteme operative të bazuara në UNIX/Linux dhe Windows.
  • Njohuri mbi Cisco CCNA, routing dhe switching.
  • Te jete i afte të montoje, konfiguroje dhe instaloje pajisje hardware-ike si servera, sisteme monitorimi, sisteme siguri
  • Njohuri mbi protokollet e rrjetit si DNS, HTTP, HTTPS, TCP, DHCP.
  • Te menaxhojë dhe konfigurojë Firewall.
  • Preferohet te ketë një nga certifikatat Cicso (CCNA, CCT, CCENT, CCNP ), A+ (CompTIA), CISM, RHCSA (Red Hat Certified System Administrator).
  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Informatike/IT/Software