Menaxher për produktet vullnetare, Dega Sarandë 353 views1 application

Job Expired

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1(një) vënd të lirë pune:

Menaxher për produktet vullnetare, Dega Sarandë

 Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Të njohë mirë produktet që  do administrojë dhe të jetë në gjëndje ti prezantojë ato tek klientet.
  • Të dijë të komunikojë dhe të dijë të prezantojë  kompaninë që përfaqëson.
  • Të ndërtojë rrjete komunikimi dhe shitjeje.
  • Të evidentojë kompanitë, individët dhe gjithë potencialin  njerëzor  për të shitur këto produkte.
  • Të jetë i besueshëm dhe të transmetojë besim tek klientët.
  • Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
  • Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
  • Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi
  • Forma e pagesës që do aplikohet: pagë fikse dhe  bonus  për shitjet e realizuara.

Kriteret që duhet të plotësohen janë:

  • Minimuni 3 vjet eksperiencë pune në shitje (brenda dhe jashtë zyre) të produkteve financiare.
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
  • Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
  • Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
  • Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
  • Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
  • Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).

Të interesuarit, brenda datës 31.01.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
  • Tel/Mob +355686062829
  • Profili Sherbime Financjare