SPECIALIST/E SUPORTI 52 views

Info Business Solutions Shpk, kërkon të punësojë:

 

 

SPECIALIST/E SUPORTI

 

Specialisti i suportit është përgjegjës për suportin e sistemeve që kompania ka implementuar tek klientët e saj.

Kryen procesin e marrjes dhe analizës së kërkesave për suport nga klientët, kryerjen e suportit të nevojshëm brenda nivelit të kontratës dhe autoritetit, përshkallëzimin e kërkesës në nivel teknik kur kërkohet ekspertizë/zgjidhje teknike.

Komunikon me klientin për zgjidhjen/nevojat/etj., dhe deri në zgjidhjen/përfundimin me sukses të kërkesës.


Detyra dhe përgjegjësi:

  • Ofron suport për ndjekjen e të gjitha kërkesave të dërguara nga SLA Manager.
  • Përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ndaj përdoruesve të sistemit Microsoft Dynamics duke siguruar që po operojnë si duhet dhe në përputhje me kërkesat e sistemit.
  • Përgatit dokumentacionin teknik për të gjitha çështjet e realizuara duke shpjeguar imtësisht zgjidhjen teknike që është dhënë.

 

Kërkesa për kandidatët:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik. E preferueshme Dega Financë – Kontabilitet
  • Minimalisht 1 vjet eksperiencë pune si punonjës në Financë & Kontabilitet
  • Të njohë mirë programet financiare
  • Të njohë mirë planin kontabël dhe natyrën e regjistrimeve kontabël
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese me klientin
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës italiane

 

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 18 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software