Specialist/e Logjistike 6 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist/e Logjistike

Qëllimi i Pozicionit:

Specialisti i Logjistikës është përgjegjës për ndjekjen dhe menaxhimin e proceseve logjistike ditore, duke siguruar që furnizimi, magazinimi dhe shpërndarja e mallrave të realizohen me efikasitet, saktësi dhe në kohë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe koordinon procesin e porosive, furnizimit dhe shpërndarjes së mallrave
  • Monitoron hyrje-daljet në magazinë dhe siguron përditësimin e saktë të të dhënave
  • Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin logjistik (fatura, fletë-shoqërime, etj.)
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e blerjes, magazinës dhe shitjes
  • Identifikon dhe raporton problematika në zinxhirin e furnizimit
  • Ndjek performancën e transportit dhe afatet e dorëzimit
  • Siguron respektimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme (preferohet)
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (sidomos Excel)
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup
  • Njohuri të gjuhës angleze (avantazh)

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

në:
📞 069 402 2492 (telefon ose WhatsApp)
📧humanresources@megateksa.com

Divizioni i Burimeve Njerëzore
MEGATEK
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice