Shitëse banaku Kavajë 45 views

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Shitëse banaku Kavajë
Departamenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Kavajë.

Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi;Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

Detyra dhe Përgjegjësi:
– Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
– Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
– Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
– Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
– Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
– Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
– Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
– Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi:
Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë të ngjashme pune.
dAftesi të tjera:
-Aftësi për te punuar në skuadër;
-Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
-Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tirane Elbasan, Farke (Lunder)
  • Tel/Mob +355 694075394/+355 4 8845912/+355689000114
  • Profili Supermarket