MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:
Shitës në Departamentin e Veglave
Qëllimi i pozicionit:
Pozicioni ka për qëllim ofrimin e një shërbimi profesional ndaj klientëve, asistimin në përzgjedhjen e produkteve dhe garantimin e standardeve të larta të prezantimit dhe shitjes në departamentin e veglave.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve sipas nevojave të tyre;
- Ofron informacion të detajuar mbi produktet, përdorimin dhe specifikat teknike të tyre;
- Kujdeset për sistemimin, organizimin dhe mirëmbajtjen e departamentit;
- Siguron ekspozim korrekt dhe profesional të produkteve në raft;
- Ndjek stokun dhe evidenton nevojat për furnizim;
- Kontribuon në realizimin e objektivave të shitjes dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit;
- Zbaton procedurat dhe politikat e kompanisë në përditshmëri;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë e arsimit të mesëm ose universitar;
- Eksperiencë e mëparshme në shitje ose retail përbën avantazh;
- Njohuri mbi veglat profesionale, elektrike apo manuale përbëjnë avantazh;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
- Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
Çfarë ofron Megatek
- Ambient pune profesional dhe dinamik;
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë;
- Trajnime profesionale mbi produktet dhe proceset e punës;
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
