Shitës në Departamentin e Pajisjeve të Ndërtimit 24 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Shitës në Departamentin e Pajisjeve të Ndërtimit

Qëllimi i Pozicionit:

Shitësi është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, këshillimin profesional mbi pajisjet e ndërtimit dhe realizimin e objektivave të shitjes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve
  • Ofron informacion dhe këshillim teknik mbi pajisjet e ndërtimit
  • Siguron prezantim dhe sistemim të rregullt të produkteve në departament
  • Ndjek dhe realizon objektivat e shitjes
  • Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit
  • Informon mbi ofertat, promocionet dhe produktet e reja

Kualifikimet dhe Aftësitë:​

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në sektorin e ndërtimit)
  • Njohuri mbi materialet dhe pajisjet e ndërtimit (avantazh)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
  • Orientim drejt shërbimit ndaj klientit
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Fleksibilitet dhe përkushtim në punë

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh

Procedura e Aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
MEGATEK S.A

Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 18 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice