Shitës në Departamentin e Kitchen & Outdoor 22 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Shitës në Departamentin e Kitchen & Outdoor

Qëllimi i Pozicionit:

Të ofrojë asistencë profesionale për klientët në përzgjedhjen e produkteve Kitchen & Outdoor, duke garantuar një eksperiencë të shkëlqyer blerjeje dhe arritjen e objektivave të shitjes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve për kuzhinë dhe ambiente të jashtme
  • Jep informacion të detajuar mbi produktet, funksionalitetin dhe përdorimin e tyre
  • Kujdeset për prezantimin dhe sistemimin e produkteve në showroom
  • Ndjek procesin e shitjes nga kontakti i parë deri në finalizim
  • Arrin objektivat mujore të shitjes
  • Bashkëpunon me ekipin për të garantuar shërbim cilësor ndaj klientit

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Eksperiencë në shitje (preferohet në sektorë të ngjashëm)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit
  • Interes për dizajn, arredim dhe produkte të shtëpisë
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike
  • Arsimi i mesëm / i lartë
  • Njohuri bazë kompjuterike

Çfarë ofron Megatek:

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh

Procedura e Aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
MEGATEK S.A
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 18 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice