HISTORIKU MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë: Punonjës pranë Kujdesit ndaj Klientit
Qëllimi i Pozicionit: Siguron një shërbim tëshkëlqyer ndaj Klientëve, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që afrohet pranë Kujdesit ndaj Klientit dhe pranë sportelit tek Kthimet.
- Dëgjon me vëmendje kërkesën e klientit dhe jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
- Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe vendndodhjen e tyre.
- Jep udhëzime mbi kartën e klientit, tarifat e transportit, mënyrat e pagesave dhe shpjegon çdo shërbim tjetër që mund të kërkojë klienti.
- Përgjigjet të gjitha thirrjeve telefonike në mënyrë profesionale në përputhje me standardet Megatek dhe siguron që të gjitha kërkesat të mbarohen në kohë reale.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve. Trajton kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Rezervon transport për produktet sipas kërkesave të klientit dhe në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Mundëson kthimet e produkteve të klientëve në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat e kthimit.
- Siguron që klienti të pajiset me formularin e garancisë për produktet që përfitojne garanci. Informon klientin mbi kushtet e garancisë dhe procesit të mbështetjes gjatë kohës së garancisë.
- Detyra të tjera sic nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë Universitare, e preferueshme diploma për “Shkenca Sociale”.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes.
Aftësitë:
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
- Të pelqeje punen me njerezit dhe te jete entuziast.
- Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
- Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
More Information
- Rruga/Zona Tirane
- Tel/Mob 069 60 82 318
- Language shqip
- Experience Level edhe pa eksperience