Shef i Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve 117 views

Job Expired

Shef i Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve

Rreth nesh
Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar, ambicioz dhe me përvojë për pozicionin Shef i Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve.

Si pjesë ndërlidhesë ndërmjet Departamenti të Servisit dhe Departamentit të Kujdesit ndaj Klientëve, Menaxheri i Servisit është përgjegjës për të gjitha procedurat dhe proceset e punës, referuar specifikimeve dhe standardeve të kompanisë dhe podhuesit, trajtimin profesional dhe në kohë të të gjitha punimeve diagnostikuese, riparuese dhe mirëmbajtëse të modeleve dhe automjeteve Mercedes-Benz. Shefi i Servisit është pjesë kryesore e stafit drejtues të Departamentit të Pas Shitjeve dhe gjithashtu është përgjegjës për kënaqësinë e klientëve dhe për ecurinë e shërbimit të Servisit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bashkërendon dhe koordinon të gjithë aktivitetin ditor të shërbimeve të servisit dhe mbështet Departamentin e Pas Shitjeve për realizimin e objektivave dhe plotësimin e standardeve të kompanisë dhe prodhuesit (Mercedes-Benz).
  • Organizon dhe menaxhon të gjitha proceset ditore të punës në Departamentin e Shërbimit të Servisit.
  • Planifikon, organizon, zbaton dhe monitoron të gjitha masat dhe mbarëvajtjen e shërbimit të servisit.
  • Ndjek dhe optimizon ecurinë e të gjitha procedurave dhe proceseve të servisimit, punën profesionale të stafit dhe riparimet në kohë të automjeteve.
  • Menaxhon përpunimin ditor të urdhrave të punës, referuar specifikimeve dhe rregullores së Merceds-Benz dhe rregullores së brendshme të kompanisë.
  • Siguron disponueshmërinë për të gjithë informacionin dhe dokumenteve të kërkuara, p.sh. instruksionet e riparimit, përditësimet në pajisjet diagnostikuese, diagramat e instalimeve elektrike dhe informacionin e produktit.
  • Siguron disponueshmërisë për të gjitha pajisjet dhe veglat e servisit, duke përfshirë mjetet (paisjet) speciale të përshkruara nga Mercedes-Benz dhe monitorimi i funksionimit të tyre.
  • Siguron që ambienti i përgjithshëm i punës (procedurat e punës, vendet e punës) të të respektojë të gjitha rregulloret e brendshme të Mercedes-Benz dhe kompanisë dhe/ose kërkesat ligjore dhe që të mbahet kjo pajtueshmëri.
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Pas Shitjeve zhvillon dhe përcakton objektivat e performancës së departamentit të Servisit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
  • Bashkëpunon me menaxherët e tjerë të departamentit të Pas Shitjeve për arritjen e objektivave të përgjithshme.
  • Këshillon, trajnon, motivon dhe monitoron punën e të gjithë stafit të departamentit të servisi.
  • Harton dhe zbaton plane të detajuara javore, mujore dhe vjetore dhe raporton periodikisht tek eprorët për ecurinë e planit të Departamentit të Servisit.
  • Përgatit dhe zhvillon projekte të detajuara të raportimit, të kërkuara nga Mercedes-Benz.
  • Inspekton periodikisht ambientet e Departamentit të Servisit për përmbushjen e standardeve dhe kushteve teknike, dokumenton dhe rekomandon veprimet dhe masat e nevojshme për përmirësim.
  • Zhvillon takime periodike brenda departamentit dhe me departamentet e tjera për rritjen e performancës së punës dhe cilësinë e shërbimeve.
  • Ndjek ecurinë e veprimtarisë ditore të shërbimeve të Pas Shitjeve, përmbushjen e kërkesave të garancisë/shërbimit të servisit/kujdesin ndaj klientit.
  • Sigurohet që të gjitha shqetësimet, ankesat dhe keqkuptimet e klientëve të trajtohen në mënyrë proaktive, të drejtë dhe të shpejtë.
  • Monitoron plotësimin e kërkesave ligjore brenda sektorit të servisit në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, sigurinë në punë, mbrojtjen shëndetësore dhe mbrojtjen nga zjarri.
  • Siguron dhe ndjek instruksionet e nevojshme të sigurisë në baza të rregullta.
  • Garanton zbatimin dhe menaxhimin e përpiktë të rregullores së emergjencave (p.sh. planet e alarmit, ndihma e parë).
  • Garanton zbatimin dhe komunikimin e masave për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen në punës dhe sigurinë në punë, me qëllim të krijimit të vetëdijes së punonjësve etj.

Kualifikimet e nevojshme

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë (preferohet dega Inxhinieri Mekanike).
  • Të ketë trajnime të ndryshme teknike dhe të jetë i çertifikuar në një profesion servisimi (shërbimi) të automjeteve (p.sh. teknik i mekatronikës) ose trajnime të tjera të krahasueshme.
  • Të ketë minimumi 5 (pesë) vite eksperiencë në shërbimin e servisit (diagnostikimin, riparimin dhe/ose mirëmbajtjen) në një servis të autorizuar dhe/ose përfaqësi.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme dhe/ose pozicione drejtuese (avantazh përbën eksperienca në pozicionin e menaxherit të servisit).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, mbikëqyrëse dhe menaxheriale.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, të punës në grup dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostroje sjellje profesionale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira teknike në lidhje me produktet.
  • Të kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz dhe strategjitë e korporatës, qëllimet dhe udhëzimet e shërbimit të servisit, dhe të jetë në gjendje të interpretojë dhe t’i transformojë ato në mënyrë efektive për zonën e tij të punës.
  • Të kuptojë produket dhe shërbimet e Servisit Mercedes-Benz dhe të mund të përgatisë informative për shërbimet, çmimet, zbritjet dhe përfitimet.
  • Të ketë njohuri të mjaftueshme për përcaktimin dhe kontrollimin e të dhënave të automjeteve.
  • Të ketë njohuri themelore ligjore (p.sh. ligjin e garancisë).
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të proceseve dhe ndërlidhjeve të Shërbimit (WP2010).
  • Të njohë strukturat, proceset dhe ndërlidhjet e departamenteve dhe personat përkatës të kontaktit (pjesë/pajisje, shitjet dhe Burimet Njerëzore).
  • Të ketë njohuri për aplikacionet aktuale të softuerit (p.sh. MS Office).
  • Njohuritë për sistemet aktuale të TI në Mercedes-Benz, të tilla si WIS, ASRA dhe EVAnet përbëjnë avantazh.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km-7
  • Profili Automjete