Auto Star Albania

Follow

This company has no active jobs

Auto Star Albania

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km-7
  • Profili Automjete

About Us

Auto Star Albania sh.a. është një histori suksesi që daton në vitin 1996, si i pari distributor i përgjithshëm zyrtar i automjeteve në Shqipëri. Marrëveshja zyrtare e kontratës ndërmjet Auto Star Albania dhe Daimler-Benz AG është nënshkruar me 26 prill 1996, ndërsa ndërtimi i ambienteve të shitjes dhe servisit nisi disa muaj pas nënshkrimit të kontratës, në nëntor 1996, në një hapësirë totale prej 22 000 m², nga të cilat 1000 m² hapësirë për showroom dhe ekspozimin e makinave, 2000 m² hapësirë për servisin, dhe 1000 m² magazinë për pjesët e këmbimit. Që nga viti 1996, kompania ka realizuar me sukses shitjen dhe dorëzimin e mjeteve për individë, kompanitë private dhe institucionet shtetërore në Shqipëri.

Auto Star Albania sh.a., prej shtatorit 2015 është pjesë e Kastrati Group, një nga investitorët më të mëdhenj dhe më të sukseshëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë. Viti 2016 shënon nisjen e një epoke të re për Auto Star Albania. Kastrati Group, gjatë dy viteve të fundit ka investuar mbi 13 milionë Euro, duke implemtuar një koncept dhe një projekt të ri, modern dhe shumë fuksional, me një sipërfaqe totale mbi 30 000 m², një tjetër standard bashkëkohor për të gjithë konçensionarët, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë rajonin.

Falë investimeve të kryera nga Kastrati Group, Auto Star Albania ka trefishuar hapësirat e showroom për ekspozimin dhe shitjen e automjeteve, ka dyfishuar e hapësirat e servisit dhe të riparimit të mjeteve, ka dyfishuar kapacitetin e magazinimit të pjesëve të këmbimit si dhe ka zgjeruar hapësirën për prezantimin dhe shitjet e automjeteve të përdorura.

Gjithashtu, Kastrati Group ka sjellë dhe shumë risi të reja jo vetëm për Auto Star Albania, por dhe në tregun e shitjes së automjeteve, siç është financimi nëpërmjet Raiffeisen Bank me 3.99% interes në vit të mjeteve të reja dhe atyre të përdorura, trade-in vehicles, mjetet “Junge Sterne” dhe siguracionin kasko me normën më të ulët në treg.

Kastrati Group gjatë dy viteve të fundit ka investuar dhe vazhdon të investojë në aplikimin e teknologjisë më të avancuar dhe zhvillimin profesional të stafit të Auto Star Albania.

Në magazinën e servisit të Auto Star Albania gjenden në mënyrë permanente më shumë se 20 mijë pjesë të ndryshme këmbimi për autovetura dhe kamionë, të pajisura me të gjitha certefikatat e nevojshme të cilësisë.

Auto Star Albania në Republikën e Shqipërisë kryen tre funksione kryesore; përfaqësues i Mercedes-Benz, shitje dhe shërbime pas-shitje, duke ofruar shërbime garancie dhe pas garancie për të gjitha automjetet Mercedes-Benz.