Shef Finance 222 views1 application

Job Expired

Përmbledhje e Punës:

Shefi i Financave është përgjegjës për drejtimin e të gjitha operacioneve financiare të kompanisë dhe sigurimin që të gjitha deklarimet financiare dhe fiskale të kompanisë janë të sakta dhe përputhen me standartet e kontabilitetit. Shefi i Financave gjithashtu është përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e stafit të departamentit të financës. Roli përfshin një gamë aktivitetesh financiare (duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare) si dhe deklarimet tatimore dhe doganore përkatëse.

 

Përgjegjësitë Kryesore:

 

  • Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat e kontabilitetit;
  • Mbikqyr përgatitjen e deklaratave financiare në përputhje me standartet e kontabilitetit
  • Menaxhon dhe mbikqyr ekipin e kontabilitetit
  • Analizoni të dhënat financiare dhe siguron sugjerime për menaxhiminm, për përmirësimin e performancës financiare
  • Siguron përputhshmërinë me të gjitha kërkesat tatimore, doganore dhe rregullatore
  • Mbikqyr dhe deklaron deklaratat tatimore mujore ose vjetore
  • Përgatit dhe mban korrespondencën me administratën tatimore dhe doganore sipas kërkesave së këtyre organeve
  • Përgjegjes për të ndjekur procedurat e kontrollit të ushtruara nga administrata tatimore dhe doganore në lidhje me dokumentacionin kontabël dhe fiskal

 

 

Kualifikimet:

 

  • Bachelor në kontabilitet ose financë
  • 5+ vite përvojë e rëndësishme në kontabilitet dhe menaxhim financiar
  • Njohuri shumë të mira të standardeve të kontabel
  • Njohuri të shkëlqyera për procedurat dhe deklarimet tatimore dhe doganore
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për zgjidhje problemesh
  • Aftësi udhëheqëse dhe menaxhuese të forta
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi të ndërsjelltë
  • Aftësi të shkëlqyera në programet financiare dhe paketën Microsoft Office

 

 

Afati për aplikim:         19.05.2023

 

Ju lutem mbani në konsideratë që do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në një listë të shkurtuar.

Vetëm për kandidatët e përzgjedhur mund të realizohet një testim me shkrim në lidhje me përgjegjësitë kryesore dhe më tej do të bëhet një intervistë e mëtejshmë në lidhje me kompetencat.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania
  • Rruga/Zona Maminas