Senior Loan Officer 815 views

Job Expired

Crimson Finance Fund Albania (CFFA) është një institucion Financiar Jo-Bankë i themeluar në vitin 2015 nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), NORFUND, Crimson Capital dhe Bashkia Tiranë. i pozicionuar në tregun financiar midis bankave dhe institucioneve të mikrofinancës, CFFA ka në thelb të misionit të tij mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpermjet një game të gjerë produktesh financiare të ndara midis kredisë, qirasë financiare dhe factoring-ut.

Crimson Finance Fund Albania është në kërkim të një Senior Loan Officer të gatshëm dhe entuziast per t’iu bashkuar stafit tonë dinamik.

Detyrat

Disa nga detyrat kryesore të ketij pozicioni janë të:

–           Marketojë produktet financiare dhe transmetojë informacionin e duhur rreth tyre për klientët potencialë

–           Vlerësojë dhe asistojë aplikimet e klientëve duke kryer analizen e tyre financiare dhe atë të biznesit

–           Përgatisë propozimin per miratimin e financimeve

–           Ndjekë procedurat e nevojshme deri në miratimin e financimeve

–           Monitorojë performancën dhe cilësinë e portofolit të tij të financimeve

–           Mbikqyrë pagesat e financimeve dhe ndjekë pagesat në vonesë

–           Përgatisë raportet e nevojshme për menaxhimin.

–           Japë kontributin e tij për të përmirësuar strategjitë e shitjeve

 

Kualifikimet

–           Diplomë universitare relevante (ekonomi, financë, bankë)

–           Minimumi 3 vite eksperiencë në institucione financiare (preferohet banka) në sektorin e shitjes dhe marketingut të drejtpërdrejtë me klientin.

–           Njohuri të punës në sistemin bankar dhe financave, duke përfshirë njohjen e kreditimit të                           MSME, riskun e kredisë, rregulloret dhe politikat e aplikueshme

–           Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantimin dhe shitjen e produkteve financiare

–           Aftësi analitike, vecanërisht në leximin dhe interpretimin e pasqyrave financiare dhe përgatitjen e analizave financiare

–           Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Office dhe në vecanti MS Excel

–           Njohuri të mira të gjuhës angleze (preferuar nëse është e mbrojtur me provimet e TOEFL apo IELTS)

Për të mbështetur studentët ekselentë me mesatare mbi 9, të cilët ndjejnë se janë gjithashtu të talentuar në shitje dhe marketing, i inkurajojmë të aplikojnë pavarësisht mungesës së eksperiencës!

 

Kandidatët që përmbushin kriteret e sipërpërmendura janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV dhe certifikimet përkatëse në adresen klejda.dervishaj@crimsoncapital.org brenda dates 10 Shtator 2021.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location