Recepsioniste e Administrates 144 views1 application

Job Expired

HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në
 Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

“Recepsioniste e Administratës”

Qëllimi i Pozicionit : Si pjesë e departamentit të Burimeve Njerëzore siguron koordinim të shkëlqyer midis vizitorëve dhe nevojave të administratës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo vizitor që paraqitet pranë recepsionit të administratës
  • Koordinon kandidatët që janë për t’u intervistuar me Specialistet e Rekrutimit
  • Koordinon punonjësit e rinj për trajnim me Specialistet e Trajnimeve
  • Koordinon takimet e vizitorëve me punonjës të administratës
  • Koordinon takimet e punonjësve të hipermarketit me administratën
  • Orienton vizitorët në lidhje me takimet përkatëse
  • Informon stafin në lidhje me përditësime apo komunikata të reja
  • Informon furnitorët, vizitorët apo të interesuarit në lidhje me rregullat e kompanisë


Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e lartë
Eksperiencë pune: Të paktën një vit eksperiencë të mëparshme në recepsion ose PR
Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Etikë profesionale sjelljeje
  • Aftësi shumë të mira monitoruese
  • Aftësi shumë të mira në përvetësimin e informacioneve
  • Aftësi shumë të mira koordinuese
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe lehtësi në të shprehurin e saj

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dorëzoni dokumentacionin e mëposhtëm:
– CV të detajuar
– Letër interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore në një nga mënyrat në vijim:

1. Me email: humanresources@megateksa.com/ ose ne numrin 069 60 82 318

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 6 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice