Product/Graphic Designer 77 views

Kompania “Univers Reklama” – Indoor & Outdoor Advertising, me 20 vite eksperience ne tregun e printimit dhe prodhimit publicitar per hapesira te brendshme dhe te jashtme, ne kuader te zhvillimit te saj dhe rritjes se games se portofolit te produkteve dhe sherbimeve si dhe klienteve te saj, eshte ne kerkim te kandidateve te afte per te ideuar, dizenjuar dhe pershtatur kerkesat dhe idete mbi produktet qe kompania prodhon. Kandiatet duhet te kene eksperience te mirefillte ne dizenjim jo vetem per produkte promocionale por te prodhimit te produkteve publicitare dhe te kene prirjet e duhura per kete pozicion.

Titulli i punes: Product/Graphic Designer

Detyrat

Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:
•Ideon imazhet ose i përshtat në bazë të kërkesave të klientit;
•Rishikon dhe korrekton fontet dhe përpunimin grafik dhe gjuhësor;
•Mban pergjegjesi per përmasat e sakta, ngjyrat, design-in e punimeve qe kalojne per prodhim/printim dixhital;
•Përpunon fotomontazhin e imazheve, në përshtatje me kërkesën e klientit, sipas formatit te brendshem dhe paraqet te gjitha detajet e kerkuara ne të, si permasa, volume, etj;
•Rakordon me Specialistet e Shitjes mbi: detajet e punimeve grafike; konfirmimin se kur duhet ta kaloje materialin per printim apo prodhim; Afatin dhe specifikat e Fotomontazhit te punimeve per t’ua ofruar me tej klienteve;
• Ruan dhe arkivon ne bazën e tij te te dhenave informacionet grafike qe kane te bejne me standartin e ngjyrave te punimit/porosise, punimet e kaluara per prodhim/printim, si dhe cdo hollesi teknike ne lidhje me to;
•Kujdeset që çdo projekt të përfundojë dhe të dorëzohet me cilësi brenda afateve të përcaktuara nga klienti.
•Raporton ne menyre ditore dhe mujore ecurine e punes se tij, sipas formatit te percaktuar;
•Te kontrolloje cdo detaj mbi imazhet grafike;
•Te kryeje dhe do
rezoje ne kohe fotomontazhet e kerkuara;
•Te rakordoje cdo fund dite, perpara largimit nga puna, me Pergjegjesine perkates.
Si dhe detyra te tjera brenda profilit te punes

Kualifikimet / Kërkesat

•Diplomë universitare në Degën Design/Arkitekturë/Arte;
•Me përvojë pune në këtë profil, minimalisht 2-vjecare, si Designer, Graphic Designer;
•Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Adobe; Adobe Illustrator, Photoshop, In-Design; Corel Draw ; 3D Max;
•Njohuri të mira të paketës MS Office;
•Të ketë njohuri të mira në përdorimin e Mac;
•Te tregoje gatishmeri ne realizimin e detyrave;
•Te kete aftesi shume te mira krijuese, dhe i orientuar drejt detajeve;

Shënime

Kandidatet me pervoje dhe qe vleresojne se mund te jene pjese ekipit te kompanise tone, ne nje ambjent dinamik pune,
te dergoje dokumentat e meposhtme ne adresen: hr@universreklama.com me subjekt “EMER, MBIEMER – DIZENJUES”:

  • CV
  • Portofol i punimeve me te zgjedhura

Mirepresim aplikimet tuaja!
Univers Reklama
Departamenti i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane- Durres; Mbikalimi i Ri i Rinasit, Qafe Kashar, Tirane
www.universreklama.com

hr@universreklama.com

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Mbikalimi Rinas, Qaf kashar
  • Tel/Mob 047 800 200
  • Profili Marketing