POZICION VAKANT- SPECIALIST FOTOVOLTAIK 103 views

Profili i Kompanisë:

EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. E pranishme me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Reneëable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike. Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon ‘’Specialist Fotovoltaik’’.

Pozicioni: Specialist Fotovoltaik
Departamenti: 
Teknik
Vendodhja: 
Selia Qendrore, Rruga Prush, Nr. 1041, Vaqarr, Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:
Specialisti duhet të jetë njohës i mirë i vizatimeve dhe skemave elektronike/elektrike, të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në interpretim të manualeve instalues të paneleve, të njohë karakteristikat teknike të materialeve që përdoren në instalime.

 

Për këtë pozicion kërkohet:

-Kandidati preferohet të ketë eksperiencë në montimin e impianteve fotovoltaike minimalisht 1 vit.

Mosha 25-45 vjec

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Të zotërojë aftësi në njohjen dhe zbatimin e projekteve fotovoltaike
-Të montojë dhe përshtasë strukturat fotovoltaike

-Të jetë i aftë të bëjë instalimin e impianteve fotovoltaike.

-Të jetë i aftë të bëjë lidhjen e paneleve me inverterat


Aftësi të tjera:

– Te jetë i komunikueshëm, bashkëpunues, i aftë të zgjidhë situata të ndryshme në punë.
– Të jetë I disponueshëm dhe fleksibël jashtë orarit zyrtar të punës.

 

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre me subjekt të përcaktuar në adresën e emailit:  info@euroelektra.al

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tirane

Tel: +355 42 476 501
email: info@euroelektra.al
web:http://euroelektra.al
FBhttps://www.facebook.com/EuroElektraAl/

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 5 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Prush 1041, Vaqarr, Tirane (ALB)
  • Tel/Mob +355 68 20 86 560