EuroElektra sh.p.k

Follow

This company has no active jobs

EuroElektra sh.p.k

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Prush 1041, Vaqarr, Tirane (ALB)
  • Tel/Mob +355 68 20 86 560

About Us

EuroElektra sh.p.k është një kompani shqiptare me përgjegjësi të kufizuar e cila merret me distribucionin e markave ndërkombëtare me të njohura në sektorin elektrik dhe energjitik.  Kompania është gjithashtu e specializuar edhe në fushën e instalimit të impianteve fotovoltaik të cilët realizohen me teknologji europiane dhe garantojnë shndërrimin e potencialit energjitik në energji të rinovueshme duke eleminuar plotësisht impaktin negativ në mjedis.

Kompania e ka nisur aktivitetin e saj në vitin 2008 me impiantet e para elektrike për klientët që kërkonin cilësi dhe standarde europiane, produkte të cilësisë së lartë dhe markat më të mira të tregut ndërkombëtar. Kërkesa për produktet dhe shërbime cilësore e nxiti themeluesin e EuroElektra të sjellë në Shqipëri brandet më të mira në sektorin elektrik, të zgjerojë gamën e shërbimeve të ofruara dhe të ofrojë çmime konkurruese. Një politikë e tillë, e ndjekur që në zanafillën e saj i siguroi EuroElektrës suksesin e garantuar dhe rritjen me hapa të sigurtë.

Në vitin 2010,  EuroElektra u regjistrua si kompani me përgjegjësi të kufizuar, një ndërmarrje e re por shumë dinamike dhe me një vizion të qartë falë dhe mbështetjes në modelin e sukseshëm italian të “Rema Tarlazzi”, pjesë e “Gruppo Comet” i cili është edhe distributori më i madh i materialeve elektrike në Itali.

Në vitin 2015, kompania bëhet partnere dhe përfaqësuese ekskluzive e markave të mirënjohura në fushën e prodhimit të paneleve fotovoltaik dhe inverterave si: Fronius, SMA, LG Solar, SolarWorld, PEIMAR etj. Një vit më pas, EuroElektra u përfshi në projektin e parë fotovoltaik me fuqi 24.7 kW i cili u pasua dhe me shumë të tjerë.

Në vitin 2018, kompania bëhet distributore kryesore e autorizuar për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore e kompanisë SunPower, një nga prodhuesit më të mëdhenj të fotovoltaikës në botë.

Sot, kompania numëron më shumë se 1MW fuqi të implementuar, me realizimin e impianteve fotovoltaike në qytete të ndryshme si: Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, Korcë, Elbasan, Shkodër, Lezhë etj…