Ofrohet vend pune Menaxher Dyqani / në qytetin e Korçës 495 views1 application

Job Expired

Kancelari “Infiniti Office” është rrjeti më i madh i kancelarisë në Shqipëri, me një numër të madh dyqanesh në Tiranë, tashmë me një dyqan të ri edhe në qytetin e Korçës.
Infiniti Office, gjithmonë është në kërkim të një stafi kreativ dhe optimist në punë, pa patur paragjykime dhe diferencime.


Pozicioni vakant: Menaxher Dyqani për qytetin e Korçës
Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për të gjithë dyqanin, ai kujdeset që punët të ecin me ritmin e duhur. Ai menaxhon stafin e tij, menaxhon stokun dhe vitrinën e dyqanit dhe kujdeset për cilësinë e shërbimit që iu ofrohet klientëve.

Detyrat kryesore:
-Menaxhimi i stafit.
-Menaxhimi i nivelit të stokut.
-Menaxhimi i pamjes dhe demostrimit të produkteve në ambjentet e dyqanit.
-Të sigurohet që stafi i dyqanit përcjell standartet e kompanisë tek klientët e saj.
-Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të  problemit tek departamentet përkatëse.
-Maksimizimin e shitjeve dhe arritjen e objektivave.
-Të ketë frymë bashkëpunuese duke punuar ngushtë me kolegët e administratës për rritjen e performancës së dyqanit të cilin ai e menaxhon.

Kualifikimet dhe kërkesat:

-Të ketë diplomë universitare, preferohet menaxhim ose marketing
-Të ketë eksperiencë
-Të ketë aftësi lidershipi, menaxhimi.
-Të ketë aftësi të mira komunikuese

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën

E-mail: infinitipunesime@gmail.com ose të kontaktojnë në nr. e telefonit: 0693680136

Ju mirëpresim!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Kosova
  • Tel/Mob +355696868598 +355685200000
  • Profili Tregti