NJOFTIM TRAJNIMI/PUNESIMI : KONSULENT BIZNESI 113 views

Job Expired

NJOFTIM PER TRAJNIM

Info Business Solutions ofron trajnim profesional ne implementimin e MICROSOFT DYNAMICS NAV.

Microsoft Dynamics NAV, njohur si NAVISION, eshte zgjidhje e integruar ERP (Enterprise Resource Planning) zhvilluar nga lideri i sistemeve kompjuterike per biznesin Microsoft. Nav siguron nje platforme te besueshme dhe te qendrueshme e cila optimizon flukset e biznesit te kompanise dhe lehteson rritjen e fitimeve, kenaqesise se klientit dhe rritjen e biznesit.

Trajnimi do te kombinojë të mësuarit teorik dhe projekte praktike ne mjediset tona te punes. Do te jete i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.

Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Pjesemarresit te cilet do te identifikohen, do te kene rezultate te larta ne testet qe do te behen, kompania mund t’ju ofroje edhe kontrate punesimi.

Kohezgjatja e ketij programi trajnimi do te jete 6 jave, ne periudhen 01/09/2021-15/10/2021, nga e hena ne te premte, ora 15:00-18:00.

 

Kriteret per pjesemarresit:

 

  • Studente ne perfundim te studimeve Bachelor ose Master ne deget Informatike, Informatike Ekonomike ose finance-kontabilitet
  • Rezultate të mira gjatë studimeve
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze dhe italiane
  • Aftesi per te punuar ne grup
  • Aftesi te mira komunikuese dhe organizative

 

Ne përfundim të akademise kandidatet do të pajisen me çertifikatën e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.

Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale dhe ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.

Pjesemarresit te cilet do te identifikohen dhe do te kene rezultate te larta ne testet qe do te kryhen, kompania do t’ju ofroje edhe kontrate punesimi ne rolin Konsulent Biznesi.

 

Pagesa per pjesemarrje ne trajnim do te jete 10.000 leke me TVSH.

 

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al


Afati i aplikimit 28.08.2021

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software