Njoftim Trajnim/Punesimi: Data analytics & Business Intelligence 124 views1 application

Job Expired

Info Business Solutions shpk, pjese e InfoSoft Group, mundeson trajnim ne:


Data analytics & Business Intelligence


Rreth Info Business Solutions: Pjese e Grupit InfoSoft, lider ne Shqiperi dhe ne rajon, i suksesshem dhe sfidues ne treg gjate gjithe pervojes 30 vjeçare te operimit te tij. I perbere nga nje staf prej 70+ profesionistesh, Info Business Solutions ofron Sherbime Konsulence, Zhvillim Software, Sherbime BI dhe Sherbime Mirembajtjeje mbi zgjidhje ERP, CRM & BI, ne tregun kombetar dhe ate nderkombetar.

Trajnimi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës. Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.
Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Kohëzgjatja e këtij programi Trajnimi do të jetë 4 javë, në periudhën 02.08.2021-31.08.2021, nga e hëna në të premte, rreth 3 orë në ditë.

Kriteret per studentet:

  • Diplomë Universitare ne deget: Matematike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Informatike Ekonomike/Biznesi, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni & Komunikimi, ose ne zhvillim te studimeve Master.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze. E preferueshme gjithashtu dhe njohurite ne gjuhen italiane.
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
  • Aftesi te mira komunikuese dhe organizative.

Ne përfundim të trajnimit kandidatet do të pajisen me çertifikatën e cila dëshmon pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim. Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale, ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.

Pjesemarresit te cilet do te identifikohen dhe do te kene rezultate te larta ne testet qe do te kryhen, kompania do t’ju ofroje edhe kontrate punesimi ne rolin Specialist Raportimesh ne BI.

Pagesa per pjesemarrje ne trajnim do te jete 10.000 leke me TVSH.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail:humanresources@infosoftgroup.com.al.

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 18 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software