Kompania ajrore Albawings njofton hapjen e aplikimeve për pozicionin vakant të: Ndihmës Inxhinier Avioni në Terren.
Në qoftë se ndjeheni të gatshëm për sfida të reja dhe dëshironi të ngriheni profesionalisht duke u bërë pjesë aktive e industrisë së aviacionit,
Albawings ju fton të dërgoni aplikimet tuaja në bazë të kritereve dhe kualifikimeve si më poshtë:
Ndihmës Inxhinier Avioni në Terren
Kualifikimet / Kërkesat:
- Kombësia: Shqiptare
- Arsimi Minimal: Diplomuar në Degët Mekanike / Elektronike / Aviacion ose Shkollë e Mesme Teknike
- Gjuhët e Huaja: Anglisht (e detyruar)
- Aftësi Kompjuterike: Bazike (MS Office, PDF, Internet)
- I/e aftë për punë fizike
- I/e gatshëm/shme për punë me turne
- Të ketë mundësi të lëvizë jashtë vendit
- Të ketë aftësi komunikuse të mira
- Të ketë pasaportë të vlefshme
- Të mos ketë qenë i/e dënuar penalisht
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV, si dhe të përcaktojnë pozicionin për të cilin aplikojnë, në adresën e email: jobs@albawings.com brenda datës 18/07/2021.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
+Apliko
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience