ALBAWINGS

Follow

This company has no active jobs

ALBAWINGS

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Tirana Business Park
  • Profili Agjensi turistike udhetimi, Transport/Spedicion, Turizem

About Us

Themelimi i Albawings
Albawings është një linjë ajrore Shqiptare low –cost me performancë të lartë. Kompania u themelua në shkurt të vitit 2015 dhe lidh Shqipërinë me destinacionet evropiane. Albawings angazhohet per te realizuar fluturimet me te lira nga dhe per ne Shqiperi duke ofruar nje sherbim te pakrahasueshem.Albawings-it iu dha Certifikata e Operatorit Ajror (AOC) nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar më 04 Prill 2016 dhe fluturimi i saj i parë u be në Genova më 01 Gusht 2016.
Mysafiret e Albawings
Secili nga mysafirët tanë është shumë i rëndësishem për ne. Secili prej tyre konsiderohet pjesë e familjes sonë të vogël. Si te tillë ne duam të jemi të sigurt qe secili nga mysafirët tanë do të fluturojë duke buzëqeshur dhe do të ketë një kohë të këndshme në bord të avionit tonë.Planet tona jane ne rritje duke shtuar vazhdimisht destinacione të reja, shtuar frekuenca ,vendosur çmime të ulëta dhe duke punuar gjeresisht me Operatorët Turistikë.Albawings po luan një rol të dorës së parë në zhvillimin e turizmit, të të ardhurave dhe promovimin e bukurisë së Shqipërisë kudo që është e mundur.

Personeli Albawings
Albawings aktualisht punëson rreth 100 njerëz të talentuar dhe dinamike.Shumica e tyre kanë përvojë të gjerë në industrinë e turizmit dhe të linjave ajrore. Kudo qofte,si ne mbikëqyrjen e operacioneve te fluturimit, duke ndihmuar klientët në telefon, ose duke u kujdesur në bord, gjithmonë eshte një profesionist i kualifikuar që kujdeset për gjithcka.
Aeroplanet e Albawings
Linja ajrore filloi punën me një Boeing 737-500 zgjedhja e shumë linjave ajrore dhe një përshtatje e përsosur për fluturimet tona të shkurtra midis Shqipërisë dhe Evropës. 737 është operuar nga më shumë se 500 kompani ajrore, duke fluturuar në 1,200 destinacione në 190 vende. Me mbi 10,000 avionë të prenotuar, mbi 7,000 të dorëzuar dhe mbi 4,500 ende në shërbim, në çdo moment ka mesatarisht 1,250 Boeing 737 në mbarë botën.Mesatarisht, diku në botë, një 737 ngrihet ose zbret çdo pesë sekonda në vit. Që nga hyrja në shërbim, 737 ka mbartur mbi 12 miliardë pasagjerë mbi 120 miliard km dhe ka grumbulluar më shumë se 296 milionë orë në ajër.737 përfaqëson më shumë se 25% të flotës botërore të avionëve të mëdhenj komercialë

Albawings planifikon qe ne 5 vitet e ardhshme te shtoje aeroplanë të rinj në flotë sipas planit të saj strategjik të miratuar tashmë.