Microsoft ERP Consultant SLA 77 views

Job Expired

Info Business Solutions Shpk, kërkon të punësojë: 

Microsoft ERP Consultant SLA

Konsulenti i Biznesit SLA është përgjegjës për sherbimin e mirembajtjes te sistemeve që kompania ka implementuar tek klientët e saj.

Kryen procesin e marrjes dhe analizës së kërkesave për sherbim nga klientët, kryerjen e suportit të nevojshëm brenda nivelit të kontratës dhe autoritetit, përshkallëzimin e kërkesës në nivel teknik kur kërkohet ekspertizë/zgjidhje teknike.

Komunikon me klientin për zgjidhjen/nevojat/etj., dhe deri në zgjidhjen/përfundimin me sukses të kërkesës.

Bashkepunon me pjestaret e tjere te ekipit per realizimin ne kohe dhe me cilesi te detyrave te ngarkuara.


Detyra dhe përgjegjësi:

  • Përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ndaj përdoruesve të sistemit Microsoft Dynamics NAV dhe Business Central duke siguruar që po operojnë si duhet dhe në përputhje me kërkesat e sistemit.
  • Përgatit dokumentacionin teknik për të gjitha çështjet e realizuara duke shpjeguar imtësisht zgjidhjen teknike që është dhënë.
  • Kryen procesin e analizes funksionale dhe teknike per kerkesat per sherbim dhe kerkesat per ndryshim te klientit.

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplome universitare ne shkenca kompjuterike ose ekonomike.
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune (e preferueshme ne profile te ngjashem ose ne finance)
  • Të njohë mirë programet financiare (e preferueshme NAV, Business Central)
  • Të njohë mirë planin kontabël dhe natyrën e regjistrimeve kontabël
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese me klientin
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane
  • Te kete aftesi per tu pershtatur me punen sipas prioriteteve.
  • Te jete fleksibel ndaj ndryshimeve organizative.

 

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software