Mësuese asistente për parashkollor 22 views

Mësuese Asistente për Arsimin Parashkollor (3–6 vjeç)

MontessoriABC është në kërkim të një mësueseje asistente për t’iu bashkuar stafit tonë pedagogjik dhe për të mbështetur mësuesen kryesore në grupmoshën 3–6 vjeç.

Kualifikimet e kërkuara

  • Të ketë përfunduar studimet në degën e Arsimit Parashkollor (kusht i detyrueshëm).
  • Të tregojë përkushtim, përgjegjshmëri dhe durim në punën me fëmijët.
  • Të jetë e gatshme të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht në metodologjinë Montessori.

Përgjegjësitë kryesore

  • Asistimi i mësueses kryesore në zbatimin e programit akademik dhe organizimin e aktiviteteve edukative.
  • Mbështetja e fëmijëve gjatë aktiviteteve të përditshme dhe zhvillimit të pavarësisë së tyre.
  • Ndihma në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit mësimor.
  • Asistimi në transportin e fëmijëve, duke u kujdesur për sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Përfitimet dhe kushtet e punës

  • 1 muaj pushim në vit.
  • Pushim gjatë festave zyrtare dhe ditëve të përcaktuara për trajnim.
  • 2 të shtuna pushim në muaj dhe çdo të diel.
  • Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional në metodologjinë Montessori.
  • 3 trajnime Montessori gjatë vitit, të udhëhequra nga trajnerë ndërkombëtarë.
  • Mundësi certifikimi në metodologjinë Montessori pas 3 viteve përvojë profesionale.
  • Mjedis pune bashkëpunues, me mundësi për rritje dhe zhvillim në karrierë.

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona abctirana, Rruga Xhaferr Shaba, Mjull-Bathore 1045
  • Tel/Mob +355 69 40 60 101
  • Profili Arsim