Menaxher Shitjesh 184 views

Job Expired

Manastiri Resort shpk, pjese e te njejtit grup me shoqerine Albstar shpk është një kompani zhvilluese dhe administrimi te pasurive të paluajtshme, e regjistruar në Tiranë, Shqipëri, që aktualisht po zhvillon dhe ndërton një hotel dhe rezidenca me 5 yje në rivierën shqiptare, gjiri i Manastirit, Sarandë. Shoqeria kërkon një Menaxher Shitje.

Roli i menaxherit te shitjeve eshte te  menaxhoje shitjet dhe marredheniet me klientet,  zhvillimin e planit te veprimit per te maksimalizuar shitjet, planifikimin dhe kordinimin e shitjeve sipas strategjise se shoqerise, strategjine per gjenerimin e klienteve te rinj. Menaxheri i shitjeve do te organizoje dhe mbikqyre te gjithe procedurat e shitjeve per te maksimalizuar shitjet e projektit ne menyre efikase dhe produktive.

Detyrat per kete pozicion jane:

Të ketë 5+ vite eksperiencë si Menaxher Shitjesh ne fushën e pasurive të paluajtshme dhe/ose pranë kompanive të ndërtimit

Të zotëroj aftësi të shkëlqyera në fushën e shitjes duke përfshirë: përgatitjen e ofertës, njohuri mbi përfitimet nga shitjet, kontratat;

Te kete njohuri ne fushen e marketingut;

Të ketë aftësi të shkëlqyra ndërveprimi; aftësi të shkëlqyera në komunikimin verbal; elektronik dhe telefonik me palët e interesit;

Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”;

Të zotëroj njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Të zotëroj aftësi shumë të mira negociuese në mbyllje kontratash;

Të ketë leje drejtimi

Kandidatet e interesuar te dergojne CV dhe leter interesi ne adresat email geroldtola@hotmail.com dhe hr@albstar.com me afat daten 25 /03/2022.

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Sheshi Italia, Arena Center, Sesioni D, Kati 5
  • Profili Ndertim